Për 1,7% më pak studentë të regjistruar në 2020/2021 në krahasim me vitin e kaluar

    Foto Ilustruese

    Në shkollat e larta profesionale dhe në fakultetet në vend, në vitin akademik 2020/2021 janë regjistruar  50 881 studentë, që është më pak për 1,7 për qind në krahasim me vitin 2019/2020.

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm janë studente gjegjësisht 29 482 apo 57,9 për qind.

    Numri më i madh i studentëve (83,8 për qind) janë regjistruar në institucionet e larta arsimore  shtetërore, derisa 15,5 për qind në institucionet e larta arsimore private.

    Në vitin e parë të studimeve në vitin 2020/2021 janë regjistruar 12 365 apo 24,3 për qind, kumtoi ESHS dhe thekson se këtu janë përfshirë  edhe studentët që regjistrojnë vitin e parë për herë të dytë, të tretë apo më shumë./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Shëndetësisë: Vaksinimi mbrojtja e vetme nga Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Blihen pajisjet më të sofistikuara mjekësore për kovid qendrat | Filloi shpërndarja dhe instalimi i tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë