Blinken telefonon ministrin e jashtëm kinez: Dënoni sulmin rus, bota po ju vëzhgon se cilën anë do të mbani

    Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i ka bërë të ditur Kinës se e gjithë po mban sytë tek ajo se ccfarë qëndrimi do të mbajë ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Sipas Blinkenit, Pekini vazhdon të refuzojë të dënojë Kremlinin për sulmet në Ukrainë.

    Kryediplomati i SHBA-së foli me këshilltarin shtetëror dhe ministrin e jashtëm të PRC, Wang Yi në një telefonatë për “luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Moskës kundër Ukrainës”.

    “Sekretari vuri në dukje se bota po vëzhgon se cilat kombe ngrihen për parimet bazë të lirisë, vetëvendosjes dhe sovranitetit,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

    Në 10 ditët që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, Kina ka refuzuar të dalë kundër Moskës dhe ka goditur Perëndimin për lëshimin e sanksioneve ndaj oligarkëve rusë.

    Lajmi Paraprak

    Si të zëvendësoni ilaçet e zemrës me alternativa natyrale

    Lajmi i rradhës

    Ajri i papastër në shtëpi – zgjidhjet më të mira natyrale për ta pastruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë