Ajri i papastër në shtëpi – zgjidhjet më të mira natyrale për ta pastruar

    Cilësia e ajrit në shtëpi, zyra apo ambiente të brendshme është një aspekt i neglizhuar i stilit të jetesës që ka ndikim shumë të madh në shëndetin tonë.

    Të dhënat shkencore konfirmojnë se mjediset e brendshme në përgjithësi janë tashmë dy deri në pesë herë më toksike se ambientet e jashtme.

    Burimet e ndotjes së cilësisë së ajrit të brendshëm

    Burime të ndotjes janë gazrat e çliruar nga gatimi, kondicioneri, kimikatet e lëshuara nga qirinjtë apo solucionet e pastrimit, tymi i duhanit dhe toksinat e lëndëve të përdorura të ndërtimit.

    Shumë studime kanë zbuluar se diagnostikimi i fëmijëve me alergji e sëmundje të tjera ka shpesh lidhje me substancat ndotëse që gjenden në shtëpi.

    6 zgjidhje natyrale për përmirësimin e ajrit të brendshëm

    Eliminoni burimin e ndotjes

    Nëse përdorni sobë ose pajisje me gaz, sigurohuni që të keni nën kontroll emetimet e tyre në ajër.

    Largoni çdo burim të rrezikshëm sintetik dhe me fragranca toksike, duke nisur që nga qirinjtë deri te qeset me aromë të plehrave.
    Pastroni kondicionerin dhe aspiratorin rregullisht që të keni një ajër më të pastër në shtëpi.

    Ajrimi i rregullt

    Ajrimi i duhur e mban mjedisin të pastër.

    Në të njëjtën mënyrë si mushkëritë, edhe shtëpia ka nevojë për ajër, ndaj hapni dyer e dritare që të përmirësoni qarkullimin e ajrit.

    Aromat natyrale të ajrit

    AgroWeb.org ju këshillon të përdorni produkte natyrale të pastrimit në shtëpi siç janë soda e bukës, agrumet si limoni, uthulla e mollës dhe vajrat esencialë.

    Ju mund të përgatisni solucionin tuaj për freskinë e ajrit duke përzier ujë me vajra esencialë.

    Një mënyrë tjetër është që të zieni karafil, kanellë dhe erëza të tjera aromatike dhe të lejoni përhapjen e aromës së mirë.

    Lani çarçafë, këllëfë e mbulesa rregullisht me ujë të nxehtë.
    Mos harroni që pambuku është një nga bimët që përmban edhe pesticide.

    Beso dhe kontrollo

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajri i shtëpisë humbet freskinë edhe nga përdorimi i produkteve si llaku apo shkuma e flokëve.

    Kur të blini një produkt që reklamohet si tepër i mirë, kontrolloni gjithmonë etiketat për të zbuluar nëse produktet tuaja të preferuara janë me toksina apo jo.

    Shmangni detergjentët e larjes dhe pastrimit që kanë përmbajtje kimike.

    Soda e bukës dhe uthulla janë një alternativë e lirë dhe efikase e këtyre detergjentëve.

    Kujdes me mobiljen

    Zgjidhni parkete druri, hiqni qilimat ose tapetet problematike që përthithin pluhura e toksina.

    Pastroni dyshekun gjithnjë me sodë buke.

    Për mënyrën lexoni këtu. nga AgroWeb.org

    Zgjidh bimën e duhur

    Disa bimë mund të mbahen në shtëpi jo vetëm për zbukurim por edhe pastrim të ajrit.

    Disa prej bimëve më të mira janë Palma Bambu, Zambaku i Paqes, Bima Merimangë, Fikusi e të tjerë.

    Lexoni këtu për të mësuar më shumë se cilat bimë pastrojnë ajrin.

    Lajmi Paraprak

    Blinken telefonon ministrin e jashtëm kinez: Dënoni sulmin rus, bota po ju vëzhgon se cilën anë do të mbani

    Lajmi i rradhës

    Ankesat e fëmijëve për dhimbje të këmbëve gjatë natës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë