Boçvarski kërkon që procedurat administrative në M-NAV të mos ndikojnë në zhvillimin normal të trafikut ajror

    Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në takimin e mbrëmshëm me kryetarin e Sindikatës pranë M-NAV (SSKL), Aleksandar Tasevski, kërkoi të mos zbatohet vendimi për ndërprerjen e punës, duke elaboruar se procedurat administrative në M-NAV nuk duhet të ndikojnë në profesionalizmin e Shoqatës në drejtim të rrjedhës normale të trafikut ajror në vend.

    Siç njoftojnë nga Ministria, bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e Ministrisë dhe Sindikatës për tejkalimin e kësaj situate dhe theksuan se në mënyrë konsekuente do t’u përmbahen Marrëveshjeve nga marrëveshja e tetorit ndërmjet menaxhmentit të M-NAV, Sindikatës dhe Ministrisë të Transportit dhe Lidhjeve si ndërmjetës për tejkalimin e situatës në Shoqatë

    Në takim, Boçvarski u falënderua për mirëkuptimin dhe gatishmërinë e Sindikatës, që në radhë të parë i vendosën interesat e qytetarëve dhe të shtetit.

    “Lidhur me shpalljet publike në M-NAV, konfirmojmë se nuk janë publikuar brenda dy ditëve të punës, përkatësisht është zbatuar detyrimi ligjor për kohëzgjatjen e shpalljes publike, për faktin se shpallja nga aspekti publik duhet të zbatohet deri në fund të këtij viti”, njofton Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

    Ajo për të cilën janë dakorduar ministri Boçvarski dhe kryetari i Sindikatës është se në periudhën e ardhshme në procedurat për të gjitha shpalljet publike për punësime të reja në kuadrin operativ do të përfshihet edhe Sindikata, si praktikë në drejtim të ngritjes së kapacitete njerëzore dhe teknike në një nivel më të lartë të M-NAV.

    Takimet mes palëve të interesuara do të vazhdojnë edhe më tej për një koordinim më të mirë dhe ngritjen e nivelit të transparencës për të gjitha çështjet.

    Lajmi Paraprak

    Arrestohen prindërit që keqtrajtuan fëmijët e tyre dhe i përdorën për lëmoshë

    Lajmi i rradhës

    TREGTARËT QË MANIPULOJNË / Një ligj për çmimet e fryra në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë