TREGTARËT QË MANIPULOJNË / Një ligj për çmimet e fryra në RMV

    Ligji i propozuar për praktikat e padrejta tregtare pritet të kalojë në Parlament gjatë kësaj jave dhe nëse nuk miratohet deri më 31 dhjetor, autoritetet janë të detyruara të vazhdojnë me masat për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve freskuese, të cilat qytetarët do t’i blinin me çmime të garantuara edhe në janar të 2024-ës. Ky ligj njeh dhe rregullon rregullat dhe masat për parandalimin e imponimit të praktikave të padrejta tregtare, të cilat devijojnë nga praktikat e mira tregtare dhe zbulojnë praktika të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore. Çmimet e pemëve dhe perimeve në tregjet e gjelbra mbeten pa kontroll, pasi shteti nuk arriti t’i kufizojë me këto vendime.

    Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se tregtarët që shesin në tregje nuk kanë kasë fiskale dhe manipulojnë çmimet e pemëve dhe perimeve, por premtoi se me ligjin e ri kjo do të marrë fund.

    “Inflacioni i dy muajve më parë është nën 5 për qind dhe inflacioni total si në sektorin e ushqimeve dhe pijeve do të jetë në një tendencë rënëse dhe në vazhdimësi. Tashmë jemi pranë fundit të analizave. Nëse është e nevojshme, ne do të vazhdojmë masat. Tashmë është përgatitur ligji për praktikat e padrejta tregtare, është marrë mendim nga institucionet përkatëse, presim edhe opinion konkretisht nga Sekretariati për Legjislacion, pas së cilës të bëhen tabelat e korrespondencës për faktin se është me flamurin evropian për të shkuar në atë rrugë në Parlament”, theksoi Bekteshi.

    Ai shtoi se duke pasur parasysh se është me flamur evropian, pret që të duhen më shumë se dy javë që ky ligj të publikohet në “Gazetën Zyrtare” dhe të fillojë aplikimi i tij. Ministri garanton se nuk ka mundësi që çmimet e garantuara të produkteve ushqimore të rriten nga tregtarët.

    “Tregjet, për fat të keq, nuk hyjnë sepse nuk janë të rregulluara me zgjidhje ligjore si marketet, janë të rregulluara me ligje të tjera. Ne kishim një iniciativë për të pasur një ligj për tregjet e gjelbra në këtë vend, por pati protesta dhe u shty, me kërkesë të dhomave të tregtisë në tregtinë me pakicë dhe tregtinë me shumicë në rrjetet e supermarketeve. Produktet me çmim të garantuar nuk mund të rriten”, theksoi Bekteshi.

    Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se presin që ligji të vendosë rendin në treg me produkte bujqësore dhe ushqimore.

    “Ky është një ligj krejtësisht i ri, një gjë e re për të gjithë ne. Takimi hapi një sërë çështjesh që ishin të paqarta për sektorin e biznesit. Është një ligj evropian i përshtatur për tregun tonë. Besojmë se do të vendoset rendi dhe se gjithçka do të rregullohet ligjërisht. Parimisht ka mbetur edhe kjo periudhë prej gjashtë muajsh që kompanitë të përshtaten dhe besojmë se nuk do të ketë probleme. Vërejtja kryesore që bëmë në projektligj për të parandaluar praktikat e padrejta tregtare është se prodhuesit kanë kosto në rritje dhe mezi arrijnë të fitojnë 3 për qind. Në të njëjtën kohë, tregtarët që blejnë produktet dhe i rishesin në treg, kanë një fitim deri në 30 për qind. Ky hendek i thellë pritet të normalizohet pikërisht nëpërmjet këtij ligji, nëpërmjet vendosjes së një norme fitimi maksimal prej 10 për qind për secilin prej aktorëve në zinxhirin e tregut të lirë”, thekson dhoma.

    Kryetari i Kuvendit të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Angel Dimitrov, konsideron se është mirë të miratohet një ligj i tillë, sepse është shumë i rëndësishëm për jetën e popullatës. “Se prodhuesit e produkteve bujqësore dhe ushqimore kanë qenë në pozitë të varur në raport me tregtarët, ishte një sekret i hapur. E di që disa shitës me pakicë shkuan aq larg sa që në fund të vitit sërish u kërkonin prodhuesve, të cilëve u paguheshin mallrat pas shitjes, një zbritje të caktuar vjetore, ndonëse kjo gjë askund nuk ishte dakorduar”, thekson Dimitrov. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Boçvarski kërkon që procedurat administrative në M-NAV të mos ndikojnë në zhvillimin normal të trafikut ajror

    Lajmi i rradhës

    PROJEKTET PËR KOMUNAT / Dhjetë për shqiptarët, 53 për maqedonasit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë