Bojmacaliev: nuk mund të udhëtoni jashtë shtetit me pasaportën me emrin e vjetër

    Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev përkujtoi edhe njëherë të gjithën qytetarët se me pasaportat e vjetra nuk mund të udhëtohet askund, pasi nuk mund të dilet nga shteti.

    “Me pasaportat e vjetra nuk mund të udhëtoni askund, pasi nuk mund të dilni nga shteti. Dërgesa e re e pasaportave do të arrijë këto ditë, ndërsa për momentin kemi sasi të mjaftueshme që sistemi të funksionojë pa ndërprerë”, tha Bojmacaliev.

    I pyetur për mos votimin e ligjit për vazhdimin e vlefshmërisë së pasaportave me emrin e vjetër të shtetit, ai theksoi se kjo nuk do të shkaktojë tollovi të reja pasi qytetarët tashmë janë të informuar.

    Zëvendësministri Bojmacaliev paralajmëroi se sonte ose nesër në mëngjes do të arrijnë 85 mijë formularë të rinj për pasaporta. Sipas Bojamacalievit, sistemi për lëshimin e pasaportave po funksionon normalisht.

        Lajmi Paraprak

        Varhelyi në Tiranë: integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mund të ndodhë më shpejt

        Lajmi i rradhës

        BE: Raporti i ODHIR-it konfirmon shqetësimet për parregullsi në zgjedhjet në Serbi

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë