Varhelyi në Tiranë: integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mund të ndodhë më shpejt

    Komisionieri i Zgjerimit dhe fqinjësisë së mirë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, deklaroi në konferencën për shtyp në krah të kryeministrit Rama, se procesi i integrimit të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian, mund të kryehet më shpejt.

    Kjo sipas komisionerit do të realizohet pasi BE nuk po negocion me rajonin me terma abstrakt, por po aplikon rregullat dhe standardet e BE-së në mënyrë të menjëhershme, që do të nevojiteshin më vonë kur të bëhej anëtarësimi.

    “Europa gjithmonë është burokratike, por ne kemi mundësi të tregojmë se cilat janë të mirat që sjell integrimi në BE.

    Një element i rëndësishëm është që rajoni mund të bëhet për integrimin në BE edhe më shpejt. Ne nuk po negociojmë me terma abstrakte, që si dhe kur pas anëtarësimit do të fillojnë të aplikojnë rregullat dhe standardet e BE-së pas anëtarësimit, jo, këto vende po fillojnë t’i aplikojnë këto rregulla që sot në mënyrë që kur të shkojmë te anëtarësimi të jenë të aplikuara tashmë”, tha Varhelyi.

    Gjithashtu Varhelyi tha se kompanitë e Ballkanit Perëndimor nuk mund të konkurrojnë ende me kompanitë e BE-së, ndaj unioni do të vijojë të ndajë fonde për të vijuar reformat që do të ndihmojnë në aspektin e konkurrueshmërisë rajonin.

    “Konkurrenca në tregun e BE-së është shumë e madhe krahasuar me ato të Ballkanit Perëndimor dhe do të ishte e padrejtë që ne t’u kërkonim partnmerëve të Ballkanit që të merrnin pjesë në tregun e përbashkët, ku ata kanë më pak mundësi të konkuruar me kompnaitë tona, ndaj ne po japim fonde shtesë si pjesë e këtij plani për të ndihmuar të gjitha reformat e nevojshme pasi secila prej tyre ka kosto financiare. Ne jemi të gatshëm që t’i zbusim këto kushte”, tha Varhelyi.

    Deklaratat Varhelyi i bëri gjatë konferencës për shtyp në përfundim të Samitit BE-BP në Tiranë, në kuadër të planit të rritjes ekonomike.

    Çfarë është plani për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor?

    Plan i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga Komisioni Evropian, më 8 nëntor të vitit 2023, është i bazuar në katër shtylla.

    Shtylla e parë është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së”.

    Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut unik dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.

    Shtylla e dytë e këtij plani është “forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal”.

    Kjo, sipas përvojës së BE-së do të ndikojë në një rritje potenciale ekonomike prej 10 për qind.

    Shtylla e tretë e këtij plani është “përshpejtimi i reformave fundamentale“. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.

    Shtylla e katërt e planit të ri të Komisionit Evropian për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat“. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë. /EN/

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani, pengon ekonominë

    Lajmi i rradhës

    Bojmacaliev: nuk mund të udhëtoni jashtë shtetit me pasaportën me emrin e vjetër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë