Borrell: Nuk ka marrëveshje për targat në Bruksel

    Me ndërmjetësimin e kryediplomatit të BE-së, Borrell, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandat Vuçiq u takuan të hënën për të diskutuar rreth targave të automjeteve në Kosovë – çështje kjo që ka rritur tensionet mes dy vendeve.

    Pas takimit, Borrell ka thënë se pas tetë orë dikutimi, nuk ka marrëveshje.

    “Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot”, u shpreh ai.

    Ai shtoi se është përgjegjësi e dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë për të mos përshkallëzuar situatën.

    “Të dy mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e bisedimeve sot dhe për çdo përshkallëzim dhe dhunë që mund të ndodhë në terren. Ne parashtruam një propozim që presidenti Vuçiq e pranoi sot ndërsa kryeministri Kurti jo”, u shpreh ai.

    Po ashtu Borrell thekoi se e kemi dhënë një propozim të cilin e ka pranuar Vuçiq, por e ka refuzuar Kurti.

    “Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.

    “Pres nga Kosova që të ndalojë fazën e ardhshme për gjobat dhe Serbia të ndalojë dhënien e targave të reja”.

    Ndryshe, takimi i sotëm në Bruksel ishte thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë të planit të Qeverisë, përkatësisht shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për riregjistrimin e veturave që kanë targa ilegale.

    Kurti më 18 nëntor tha se Kosova është duke “bërë çmos për të ruajtur ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë, nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë, nga ana tjetër”.

    “Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive dhe në ditët në vijim do të shohim sa do të jemi të suksesshëm në këto negociata të reja”, kishte deklaruar Kurti.

    Lajmi Paraprak

    Shqetësime për përdhosjen e shqipes te institucionet e RMV-së, por edhe te brezat e rinj

    Lajmi i rradhës

    Në vend që të ndjekin mësimin, mijëra fëmijë të RMV-së përfundojnë rrugëve duke kërkuar lëmoshë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë