Borxhi i komunës së Tetovës është mbi 24 milionë euro (Dokument)

    • Borxhi i komunës në veçanti: 14.061.397.00 Euro
    • Shkollat: 77.687.00 Euro
    • NPK Tetova: 9.691.570.00 Euro
    • Parkingu i qytetit: 187.568.00 Euro

    Në mandatin e ri qeverisës, Bilall Kasami ka pranuar komunën e Tetovës me një borxh prej rreth 24.18 milionë euro. Ky borxh është trashëguar ndër mandate kryetarësh, por jo me këtë shifër. Rritja e borxhit ka marrë theks të veçantë për sa kohë ishte kryetare komune, Teuta Arifi, shkruan Nistori.

    Komuna e Tetovës me borxhin aktual u detyrohet sektorit privat, sektorit publik, personave fizik, shkollave, bankave, NPK-së.

    Komuna
    Detyrime ndaj sektorit privat | 577.680.381.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj sektorit publik | 122.376.674.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj personave fizik | 25.391.356.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj kontraktuale të paregjistruara | 102.999.700.00 (vlera në MKD)
    Detyrime kontraktuale të dyshimta | 36.327.782.00 (vlera në MKD)
    SHUMA E PËRGJITHSHME 864.775.893.00

    Shkollat
    Detyrime ndaj sektorit privat | 4.777.758 (vlera në MKD)

    NPK TETOVA
    Detyrime ndaj furnitorëve në vend | 209.697.689.00 (vlera në MKD)
    Detyrime për tatime | 70.091.535.00
    Detyrime tjera të vjetëruara (sek.publik) | 215.916.413.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj personave fizik | 15.401.922.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj bankave për huamarrje | 84.023.994.00 (vlera në MKD)
    SHUMA E PËRGJITHSHME | 596.031.553.00 (vlera në MKD)

    PARKINGU I QYTETIT
    Detyrime ndaj furnitorëve në vend | 4.865.198.00 (vlera në MKD)
    Detyrime për tatime | 4.193.085.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj personave fizik | 2.400.551.00 (vlera në MKD)
    Detyrime ndaj bankave për huamarrje | 76.621.00 (vlera në MKD)
    SHUMA E PËRGJITHSHME | 11.535.455.00 (vlera në MKD)

    SHUMA E PËRGJITHSHME E BORXHIT TË KOMUNËS NË DENAR DHE EURO | 1.477.120.659.00 APO 24.018.222.00 EURO

    Çfarë tha sot kryetari i komunës së Tetovës në seancën e sotme

    Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë seancës së sotme ka shpalosur borxhin e komunës, ndërmarrjeve dhe shkollave që janë në kuadër të komunës.

    “Ndërmarrja komunale ka borxh prej 9.7 milionë euro, ndërmarrja parkingu ka borxh prej 187 mijë euro dhe në total borxhi i komunës se Tetovës bashkë me ndërmarrjet dhe detyrimet ndaj shkollave është 24 milionë e 18 mijë euro”, deklaron Kasami.

    Këta ta dhëna, sipas tij, janë sipërfaqësore dhe si informacion për këshilltarët, kurse për opinionin do të del me të dhëna të detajuara ditëve në vijim për shkak të tragjedisë që ndodhi me autobusin në Bullgari, ku gjashtë persona humbën jetën vetëm nga Tetova. Pikërisht për këtë tragjedi, komuna e Tetovës ka ndarë ndihmë për familjarët me vlerë prej një mijë euro.

    “Mund të them se vlera është simbolike dhe është një përkrahje për familjarët të cilët humbën të afërmit e tyre. Ende nuk kemi informacion të saktë sesa qytetarë janë nga Tetova dhe do të presim këtë informacion dhe pastaj do të ndahen mjetet”, tha kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi.

    Gjithashtu, në seancën e jashtëzakonshme të gjithë këshilltarët kanë mbështetur vendimin për marrjen e një granti në vlerë prej 7 milionë denarëve për furnizim me kontainerë dhe kontainerë gjysmë-nëntokësor të destinuar për fshatrat e malësisë së Tetovës dhe për qytetin e Tetovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dujovski: Tragjedia është rezultat i asaj që institucionet nuk e kryejnë punën e tyre

    Lajmi i rradhës

    Flet mësuesi i cili i humbi nxënësit në aksident

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë