Borxhi i Ujësjellësit të Strugës rreth 300 mijë euro 

    Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Strugë për shkak të bllokimit të xhiro llogarisë nuk mund ta shlyejë borxhin për energji elektrike prej gati 290 mijë euro, i bërë vetëm për një vit. Për këtë, komuna tani e merr përsipër borxhin që të mos ndodhë më e keqja, që banorët të mbeten pa ujë gjegjësisht të shkyçen stacionet e pompimit nga sistemi elektro-energjetik.

    “Këto borxhe nuk duhet të mbulohen nga komuna dhe duhet të kërkohet përgjegjësi. Qytetarët e Strugës, ata që jetojnë në ujë përballen me çështje thelbësore që ka të bëjë me ujin dhe përveç faturave të larta të ujit, duhet të mbulojnë edhe borxhet që dalin në mënyrë irracionale”, tha Nikolla Kukunesh- këshilltar i VMRO DPMNE-së.

    “Tashmë është krijuar rregull i pashkruar ku komuna e Strugës merr përsipër pagesën e borxheve të ndërmarrjeve publike të themeluara nga komuna e Strugës dhe nuk ka asnjë problem në këtë drejtim, por fakti që në vazhdimësi krijohen borxhe në kuadër të ndërmarrjeve publike të komunës dhe askush nuk merr përgjegjësi dhe nuk mban përgjegjësi për këto situata”, njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët- Strugë.

    Drejtori i Ujësjellësit Dashmir Nasufi thotë për Alsat se kompania ka xhiro llogari të bllokuar, për këtë arsye kanë punuar me afat kohor prej 8 milionë denarë, prej të cilave 7 milionë kanë shkuar për paga dhe obligime tjera.

    “Kemi kërkuar nga gjykata që të rritet afati në 10.5 milionë denarë për të funksionuar normalisht, por është refuzuar. Prandaj, ne nuk mund ta shlyejmë borxhin ndaj EVN-së. Dhe për të mos mbetur pa ujë qyteti u detyruam të kërkojmë ndihmë nga komuna për shlyerjen e borxhit edhe pse pas shumë vite kompania në tremujorin e fundit është 3 milionë denarë plus”, deklaroi Dashmir Nasufi- drejtor i “Ujësjellësit dhe kanalizimit”- Strugë.

    Struga gjithashtu ballafaqohet me rrjet të vjetër të ujësjellësit ku si pasojë ka defekte të shpeshta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Keqpërdorimet në teatrin e Tetovës | Aktorët Sopi dhe Etemi: paratë e vjedhura t’i kthehen teatrit

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Alfa”, Iseni: drejtësi për Agim Islamin do të kërkojmë në Strasburg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë