REZULTATET E REGJISTRIMIT TË POPULLSISË – Në RMV jetojnë 1.836.713 qytetarë – 24.30 përqind shqiptarë rezidentë

    Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostol Simovski sot në një konferencë për media shpalli rezultatet zyrtare të Regjistrimit të popullsisë në vend, i cili u mbajt nga 5 deri më 30 shtator 2021.

    Simovski theksoi se popullsia e përgjithshme në vend është 1.836.713 banorë.

    Popullsia rezidente e popullsisë sipas deklarimit të përkatësisë etnike:

    • 58.44% – Maqedonas
    • 24.30% –  Shqiptar
    • 3.86% – Turq
    • 2.53%- Rom
    • 0.47% – Vlleh
    • 1.30% –  Serb
    • 0.87% – Boshnjakë

    Populla e përgjithshme jorezidente të përfshirë në Regjistrimin etnike:

    • 24.45% – Maqedonas
    • 66.36% – Shqiptar

    Regjistrimi i popullsisë të Maqedonisë së Veriut u zhvillua në muajin shtator.

    Sipas të dhënave të publikuara nga enti, me regjistrimin e popullsisë që zgjati nga 5 deri më 30 shtator, u regjistruan 1.832.696 persona568.175 familje dhe 837.255 banesa. Ata që për çfarëdo arsye mbetën të paregjistruar, do të gjenden në ndonjë nga bazat e të dhënave gjatë përpunimit të të dhënave dhe do të jenë pjesë e regjistrimit.

    Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

    Lajmi Paraprak

    Hungari: “Gjendje lufte të ftohtë civile”

    Lajmi i rradhës

    Konfederata e Sindikatave të Lira, protestë para Kuvendit dhe Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë