Braktisja e fshatit, ngelen vetëm të moshuarit

    Foto Ilustruese

    Një nga zonat më të mëdha bujqësore dhe turistike të bashkisë Rrogozhinë është boshatisur nga njerëzit.

    Është fshati Vilë Bashtovë, ku fenomeni i emigrimit ka prekur familje të shumta. Në pamje të parë, nëse kalon përmes fshatrave syri të zë toka bujqësore djerrë.

    I vetmi traktorist që gjejmë duke punuar tokat është Luftar Hoti. Ai tregon se nuk ka kërkesa për punimin e tokës.

    Në qendër të Vilë Bashtovës, ndesh më shumë pleq rrugës.

    Shkolla 9 vjeçare ka vetëm 27 nxënës, edhe mes tyre flitet për emigracionin.

    Banorët në fshatrat Vilë Bashtovë, Zhabjak, e Ballaj në Rrogozhinë janë përgjysmuar. Shumica e tyre kanë emigruar ndërsa vilat dhe bizneset janë të kyçura. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Protesta masive në Gjermani, kërkojnë mbështetje për krizën energjitike

    Lajmi i rradhës

    Më pyesin shpesh se përse rri me këtë Audi 4, e vitit 1996?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë