Buçkovski: Bisedat me Bullgarinë nuk duhet parë nga aspekti emotiv

    I dërguari special i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë, Vllado Buçkovski në një intervistë për emisionin për politikë ndërkombëtare “Bota dhe ne” në BNT tha se është e qartë se pse gjenerata e tij i sheh në mënyrë emotive bisedat me Bullgarinë duke i pasur parasysh ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe marrëdhëniet me Jugosllavinë, njofton AIM, përcjell Nistori.

    Sipas tij, pozicionet e RMV-së janë të qarta, dhe ajo është se patjetër gjetur një emërues të përbashkët dhe kështu t’u hapet rruga brezave të ardhshëm.

    Zgjidhja, sipas Buçkovskit është në përputhje me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë nga viti 2017.

    “Plotësisht është qartë për mua, se në fund të fundit gjithçka do të lidhet me historinë e përbashkët. Koha do të punojë për komisionin historik”, tha Buçkovski, duke shtuar se janë të mirëseardhur ekspertët me përvojë që zgjidhin probleme të tilla, por në këtë moment nuk ka nevojë nga ndërmjetësuesit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sot nuk do të ketë orë policore, shkak festa e Fitër Bajramit

    Lajmi i rradhës

    Roth thotë se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë