Bujar Osmani: Fillova ta humbas shpresën sa i përket kufirit Llojan-Miratoc!

    Ministri i Punëve të Jashtme njëherësh edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, në “Rruga Drejt”, i pyetur se ku mbeti fati i kufirit Llojan-Miratoc, ministri deklaroi se ka filluar të humbasë shpresën, përcjell Nistori.

    “Unë fillova të humbë shpresën të jem i sinqertë, edhe pse Serbia njëherë filloi të përgjigjet mirë ku miratoi ligjin në parlament, erdhën në Shkup dhe nënshkruan bashkë me mua marrëveshjen dhe përnjëherë i pezulluan aktivitetet. Por tash përnjëherë treguan interes, ekipet tona u takuan para tre ditësh në Tabanoc ndërsa tash kanë dhënë fjalë se shpejt do të lëvizin, ku fillimisht do të jetë për disa fshatra përreth”, tha Osmani.

    “Kush qeshë i fundit…” – Kështu i përgjigjet Osmani – Musa Xhaferit

    Osmani ka thënë se nuk ka qeshur me pyetjen, por ka qeshur me momentumin.

    “Po po, ne komunikojmë rregullisht, por realisht ajo nuk ishte e qeshur për pyetjen por për momentumin, sepse ishte tema krejt tjetër”, ka thënë Osmani.

    Çfarë do të ndodh më 29 tetor në BDI?

    Ministri, ka treguar në detaje se çfarë pritet të ndodhë më 29 tetor në BDI. Përveç të tjerash Osmani, ka treguar gjithashtu se a do të ketë edhe llogaridhënie nga ministrat e BDI-së, në këtë mbledhje.

    “Më 29 tetor është mbledhja e parë e konstituive e kryesisë së BDI-së, ku kryetari Ahmeti do të prezantojë rregullat e funksionimit të kryesisë, këshillin e tij, sekretariatin dhe raportin e gjithë funksionarëve të BDI-së. Do të ketë llogaridhënie, por nuk do të ketë vetëm të ministrave, por të gjithë funksionarëve të zgjedhur të BDI-së”, ka thënë Osmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Marí dërgohet në spital pas goditjes me thikë në supermarketin e Milanos

    Lajmi i rradhës

    Elon Musk kompleton blerjen e Twitter-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë