Mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Marí dërgohet në spital pas goditjes me thikë në supermarketin e Milanos

    Mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Marí, i cili është i huazuar te klubi Monza, ndodhet në spital pasi u godit me thikë në një supermarket të Milanos. Nga sulmi, një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën, shkruan Theguardian, përcjell Nistori.

    Pas ngjarjes, 46-vjeçari italian, si i dyshuar, është arrestuar në qendrën tregtare Milano Fiori në zonën Assago të qytetit verior italian mbrëmjen e së enjtes. Policia tha se i dyshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk bëhet fjalë për terrorizëm.

    Dy persona raportohet se janë në gjendje të rëndë; Marí nuk është në mesin tyre, megjithëse u dërgua në një spital në Milano.

    Presidenti i Monzas, Adriano Galliani, ka lëshuar një deklaratë përmes llogarisë së klubit në Twitter, ku shkruhej: “I dashur Pablo, ne jemi të gjithë këtu pranë teje dhe familjes tënde, ne të duam, vazhdo të luftosh siç di të bësh, ti je një luftëtar dhe së shpejti do të shëroheni.”

    Marí është në huazim për një sezon te Monza, i cili është i 15-ti në Serie A. Ai ka luajtur tetë ndeshje këtë sezon, duke shënuar një gol. Spanjolli iu bashkua Arsenalit nga Flamengo në vitin 2020 pas një huazimi fillestar dhe ka bërë 22 paraqitje për klubin e Premier League-s. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bota nën ngjyrat mahnitëse të vjeshtës

    Lajmi i rradhës

    Bujar Osmani: Fillova ta humbas shpresën sa i përket kufirit Llojan-Miratoc!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë