Bujk i fuqishëm, bujqësi me bereqet

    Foto Ilustruese

    Sulmet e Rusisë mbi Ukrainë kanë krijuar një krizë të madhe të çmimeve në të gjithë botën sidomos për artikujt ushqimorë. Më të ekspozuara janë shtetet që në një pjesë të madhe varen nga importi i ushqimeve, por edhe prodhimeve bujqësore. Në shtetet e Ballkanit perëndimor shtrohet çështja jo vetëm e disponueshmërisë së ushqimit nga prodhimi vendor aty ku ka kushte dhe mundësi për prodhimtarinë më të madhe vendore të artikujve ushqimor që tani po importohen, por edhe të përballueshmërisë së ushqimit me çmimet se vjen e më shumë në rritje, duke marrë parasysh se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme si Maqedonia e Veriut, njerëzit priren të shpenzojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për ushqim sesa në vendet me të ardhura të larta.

    Në ndërkohë, bujqit në Maqedoninë e Veriut me vite kanë problem me shitjen e sigurt të prodhimeve të tyre. Apo me fjalë tjera për çdo vit ndeshen me problemin e grumbullimit me çmime të arsyeshme të prodhimeve të tyre bujqësore për grumbulluesit e caktuar, ngjashëm me prodhimtarinë e kontraktuar në shtetet perëndimore. Ekzistojnë probleme edhe me prodhimtarinë me sasi dhe cilësi që kërkohet në treg, shpesh mos plotësimin edhe të marrëveshjeve të shitblerjes së prodhimeve të caktuara, paraqiten sasi të caktuara të tepricës që nuk mund të shiten në treg e kështu me radhë. Njëherësh bujqit në vend pak mund ti gëzojnë edhe benefitet e një prodhimtarie të kontraktuar, shpesh kemi një prodhimtari të paorganizuar që nuk ndjek kërkesat e tregut e kështu me radhë.

    Ekspertët e bujqësisë pajtohen se ngecja e prodhimtarisë me marrëveshje dhe qendrave grumbulluese është një nga problemet e fermerëve në vend, për shkak se kur do të dihet me saktësi çmimi grumbullues, ai edhe do të diktojë planifikimin e prodhimtarisë, mirëpo shtojnë se në radhë të parë nevojitet të fuqizohet pozita e bujkut në terren dhe pastaj mund të mendohet për një prodhimtari të tillë të orientuar ndaj një shitje të sigurt. Apo me fjalë të tjera të kemi një ambient kur bujku, jo vetëm që do të ketë çmim të garantuar të grumbullimit, por edhe do të ketë llogari të prodhojë prodhime të caktuara bujqësore.

    Eksperti i bujqësisë, Lulzim Fejzullahu thotë për gazetën KOHA se nuk ka dyshim se edhe Maqedonia duhet të ndjekë modelet perëndimore të zhvillimit më të madh të bujqësisë dhe të nxisë një prodhimtari të tillë, duke zgjeruar edhe të mbjellat bujqësore me kultura të ndryshme, mirëpo që të arrihet një hap i tillë nevojiten në radhë të parë themele më të forta të bujqësisë vendore.

    “Në drejtim të kësaj, nevojitet së pari të realizohen paraprakisht disa kushte siç janë edukimi dhe trajnimi i fermerëve nga ana e shtetit për të aplikuar dhe zbatuar prodhimtari me marrëveshje, nevojitet që bujku të bindet që të ketë besim se kontratat e tilla edhe do të zbatohen dhe do të mbrojnë interesin e tij, të sigurohet bujku se marrëveshjet e tilla se nuk do të shkelen dhe se nuk janë rrena, se puna dhe mundi i tij do të garantohet nga shteti, se do të luftohet si duhet ekonomia e zezë gjatë grumbullimit të pemë perimeve e kështu me radhë”, shton Fejzullahu.

    Sipas tij, nevojitet edhe një qasje më afatgjate dhe jo sot për nesër, për prodhimtarinë e drithërave, vajit të lule diellit dhe kulturave të tjera, të ndiqen më shumë nga ana e kompetentëve dhe institucioneve përkatëse edhe trendet në botë dhe luhatjet në bursat e prodhimeve bujqësore, dhe në bazë të kësaj të organizohet edhe prodhimtaria bujqësore në shtet.

    Pra, nevojitet të anohet ndaj një prodhimtarie të kontraktuar që më parë apo me marrëveshje obliguese për shitblerjen e prodhimeve bujqësore, mirëpo ajo duhet të jetë vetëm hallka e fundit e zinxhirit, që do t’i paraprijë një prodhimtari bujqësore me plan dhe jo kaotike dhe një bujqësi e orientuar fuqishëm ndaj kërkesave të tregut dhe industrisë ushqimore, konstaton Fejzullahu.

    Lajmi Paraprak

    IShP: Në RMV nuk ka asnjë rast të konfirmuar me fruth

    Lajmi i rradhës

    Shtyhet greva në arsim si pasojë e pakënaqësisë së disa anëtarëve të SAShK-ut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë