Bujqit dibranë kërkojnë nga institucionet të gjejnë mënyra për të parandaluar dëmet nga derrat e egër 

    Edhe pse kanë kaluar rreth dy vite nga protestat masive të gjuetarëve dibran në të cilët ata shprehën pakënaqësinë nga koncesioneri “Kanesh Stogovo” nga Shkupi për mënyrën e keqpërdorimit. Situata në terrenet të Dibrës dhe të Zhupës kur është në pyetje respektimi i kontratës për koncesion për gjueti, jo vetëm që nuk ka ndryshuar por është edhe përkeqësuar. Këtë mes tjerësh e theksojnë anëtarët e udhëheqësisë të gjuetarëve dibran të cilët përsëri kërkojnë që institucionet kompetente në vend të ndërmarrin aktivitete urgjente për të kontrolluar koncesionerin.

    Koncesioneri aktual ka shkaktuar një situatë kaotike, thonë në shoqatën e gjuetarëve dibran meqë nuk ushqen kafshët e egra, nuk ndërpret dëmet që janë shumë të mëdha në fushat e dibranëve nga derri i egër dhe njëkohësisht nuk i përmbahet kontratës për obligimet të tjera. Në një gjendje të këtillë në shoqatën dibrane thonë se situata përkeqësohet dhe dëmet kryesisht i pësojnë dibranët.

    Kryetari i shoqatës së gjuetarëve dibran, Roland Vojnika për gazetën KOHA thotë se koncesioneri aktual nga Shkupi nuk respekton asnjë pikë të kontratës. Para dy viteve shoqata dhe dibranët nënshkruajnë një peticion ku u shprehën pakënaqësitë e tyre.

    Në terrenin e koncesionerit vazhdon gjuetia pa u respektuar kontrata, derri i egër është duke bërë dëme të mëdha në fushat e dibranëve kurse koncesioneri në fjalë vazhdon të mos respektojë edhe obligimet të tjera. Në seancën e fundit të shoqatës së gjuetarëve e cila ka afro 200 gjuetarë, është kërkuar nga ministria kompetente që menjëherë të kontrolloj situatën në terren dhe të ndërpret koncesionin të shoqatës  “Kanesh Stogovë” nga Shkupi. “Gjendemi në një situatë kur bujqit dibran pësojnë dëme të mëdha nga derri i egër dhe ata nuk mund t’i ankohen askujt”, thotë Vojnika. “Ne kërkojmë që të mos vazhdojë kjo situatë kaotike. Jemi të gatshëm si shoqatë ‘Stogova 2’ të konkurrojmë për koncesion dhe faktikisht të mbrojmë bujqit dibran nga dëmet e derrit të egër .Ka shumë deklarata të bujqve të cilët për shkak të dëmeve që bën derri i egër viteve të fundit, këtë vit nuk kanë mbjell tokat e tyre pjellore. Gjuetarët të cilët vijnë nga të gjithë viset e Maqedonisë, gjuajnë pa kontroll në të gjithë territorin meqë kanë marrë leje nga koncesioneri nga Shkupi. Keqpërdorimi i koncesionit nga ana e shoqatës nga Shkupi dëmton drejtpërdrejt edhe kafshët e egra të kësaj ane”, thotë kryetari i shoqatës nga Dibra dhe shton se shoqata e gjuetarëve të Dibrës e cila është shoqatë e parë e evidentuar pas Luftës së Dytë Botërore në Maqedoni, ka kuadro dhe fuqi që shumë më mirë të kontrolloj terrenet nëse e merr konçesionin. “Shoqata nga Shkupi ka edhe një vit që të menaxhoj koncesionin, por nëse situata vazhdon kështu dëmet do të jenë shumë të mëdha”, thotë Vojnika

    Biseduam edhe me përfaqësues të shoqatës të bujqve dibran. Para do kohësh përfaqësues të kësaj shoqate së bashku me shoqatën e gjuetarëve kanë patur takim në të cilin është biseduar për realizimin e një projekti të përbashkët me të cilin do të mbroheshin tokat pjellore të bujqve nga dëmet e derrit të egër. Këto ditë në Dibër sipas tyre derri i egër ka shkaktuar dëme të mëdha, pothuajse në të gjithë pjesët të fushës së Dibrës. Në disa pjesë prezent është edhe ariu cila poashtu shkakton dëme. Gjuetarët dhe bujqit dibran kërkojnë që institucionet e vendit urgjentisht të ndërpresin koncesionin e shoqatës nga Shkupi dhe të gjejnë mënyrë për të parandaluar dëmet që buqit kanë nga derrat e egër të cilët në disa momente janë të rrezikshëm edhe për banorët në vendbanimet rurale. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Shkarkimet në Këshillin Gjyqësor nxisin reagime në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Kush do të kujdeset për të moshuarit në RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë