Kush do të kujdeset për të moshuarit në RMV?

    Regjistrimi i fundit tregoi se popullsia po plaket. Të rinjtë largohen dhe të moshuarit qëndrojnë vetëm. Ata që nuk janë në gjendje të jetojnë vetëm mund të strehohen në një shtëpi publike ose private. Qytetarët ankohen për çmimet e larta të shtëpive private për të moshuarit, ndërsa shtëpitë shtetërore për të moshuarit janë vetëm pesë dhe nuk kanë staf të mjaftueshëm. Në repartin “Nënë Tereza” në kuadër të Institutit Gerontologjik “13 Nëntori”, akomodimi mujor kushton 18.000 denarë. Ka një kapacitet prej 111 shtretërish, por vetëm 60 për qind prej tyre janë të plotësuara, pasi nuk ka staf të mjaftueshëm për t’u kujdesur nëse mbushen të gjithë shtretërit në dispozicion. Ndërkohë lista e pritjes për t’u akomoduar zakonisht është

    Sipas popullsisë, vendbanimet me më së shumti popullatë të re nën moshën 14 vjeçare janë: Çairi, Aeroporti dhe qytetet Kumanova dhe Tetova, ndërsa me popullatë më të vjetër se 85 vjeç e lart janë komunat e Shkupit si Karposhi, Qendra dhe qytetet si Manastiri, Prilepi, Velesi dhe Ohri, etj. Sipas regjistrimit, rreth 5.000 persona janë mbi 85 vjeç, rreth 8.600 mbi 80 vjeç, më shumë se 11.500 mbi 75 dhe 51 persona mbi 100 vjeç.

    Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë 5 institucione publike dhe 40 institucione private për strehimin e të moshuarve. Pothuajse nuk ka shtëpi institucion privat ku çmimi për strehimin e të moshuarve është më i ulët se 30.000 denarë. Çmimet në institucionet publike lëvizin nga 160 euro e lart. Për shembull, në shtëpinë e të moshuarve “Sue Ryder” nga Manastiri, çmimi i akomodimit mujor është 9.711 denarë nëse personi është i lëvizshëm. Nëse bëhet fjalë për person të palëvizshëm me sëmundje më të rëndë, çmimi është 11.737 denarë në muaj. Numri i shtretërve në institucionet publike është 637 shtretër, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm në të gjitha institucionet private për kujdesie ndaj të moshuarve në mbarë vendin është 1.595 shtretër.

    Nga na tjetër, Qeveria ia kalon komunave përgjegjësinë për ndërtimin e shtëpive të reja kujdesin ndaj të moshuarve. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), thonë se çdo vit publikojnë thirrje publike për shprehje të interesit nga komunat për ndërtimin, zgjerimin, rindërtimin dhe përshtatjen e objekteve për çerdhe dhe shtëpive për kujdesen e të moshuarve. Nga aty shtojnë se Qeveria është duke realizuar një Program për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpive të të moshuarve për vitin aktual në të cilin është rregulluar financimi dhe për cilat qëllime do dërgohen mjetet. “Për momentin janë duke u kryer punime ndërtimore për rikonstruktimin dhe përshtatjen e objektit afarist numër 4 në ‘Shtëpinë e të moshuarve Dr. Ivan Vlashki’ – Berovë, me çka do të rritet kapaciteti akomodues në atë shtëpi për të moshuarit. Njëkohësisht jemi duke punuar së bashku me Komunën e Kavadarit për dokumentacionin e projektit për ndërtimin e një shtëpie të re për të moshuarit në atë komunë. Njëra nga komunat që kishte paraqitur kërkesë për ndërtimin e një shtëpie të re për të moshuarit është edhe Komuna e Tetovës, por meqenëse hapësira e planifikuar që i’u propozua për ndërtimin e shtëpisë nuk kishte marrëdhënie të pastra pronësore, është në pritje që komuna të gjejë dhe të propozojë një fletë të re pronësie, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm”, thonë nga MPPS.

    Ndryshe, në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, deri më tani janë krijuar dhe mbështetur 22 projekte për futjen e shërbimeve sociale në 27 komuna në të gjithë vendin. Mbi 300 persona janë trajnuar dhe licencuar për të ofruar shërbimet, të cilët ofrojnë mbështetje dhe kujdes profesional për rreth 1.000 shfrytëzues të shërbimeve. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Bujqit dibranë kërkojnë nga institucionet të gjejnë mënyra për të parandaluar dëmet nga derrat e egër 

    Lajmi i rradhës

    Kanani: Të rinjtë nuk kanë besim te politikanët e Maqedonisë së Veriut, prandaj largohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë