Një vakt që gatuhet shpejt, makarona me brokoli

    Ne ju sjellim një recetë të mrekullueshme për makarona të shijshme, të shëndetshme dhe të thjeshta.

    Përbërësit:

    – 0,5 kg makarona sipas dëshirës,
    – 2 lugë vaj ulliri,
    – 1 lugë gjelle gjalpë,
    – 0,5 kg brokoli,
    – 2 thelpinj hudhre,
    – lëvore dhe lëng i një limoni,
    – 140 ml ajkë kosi për zierje,
    – 50 gramë parmixhan,
    – 3 lugë gjelle të freskët borzilok,
    – kripë,
    – piper.

    Përgatitja:

    1. Hidhni makaronat në ujë të vluar me kripë dhe ziejini për disa minuta, derisa të zbuten pak.

    2. Ndërkohë në tigan shtoni vajin e ullirit, gjalpin dhe brokolin e grirë. Pas pesë minutash, shtoni hudhrën, lëvoren dhe lëngun e limonit dhe skuqeni për disa minuta.

    3. Shtoni kosin dhe e lëreni të vlojë, më pas shtoni parmixhanin.

    4. Kullojini makaronat dhe shtoni salcën. Mëlmesa, sipas shijes. Dekorojeni me borzilok.

    Ju bëftë mirë!

    Lajmi Paraprak

    Panovski: Të hiqen maskat në shkollë

    Lajmi i rradhës

    Bujqit në RMV me ankesa: Rritja e çmimeve ka dëmtuar sektorin e bujqësisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë