BULEVARDI I RI NË TETOVË NUK GJEN QETËSI! / As dënimet, as radari nuk kryejnë punë

    Bulevardi “Bllagoja Toska” / Fotografia: Bilall Kasami, Facebook

    Bulevardi i ri “Bllagoja Toska”, asesi të gjejë qetësi. Krahas shumë problemeve, derisa i njejti u lëshua në përdorim dhe më pas zhagitja e vendosjes së shenjave horizontale dhe vertikale, tani vonesat rreth vendosjes së semaforëve kanë bërë që ky bulevard të jetë edhe më tej i pasigurtë. Edhe pse dukshëm janë ulur aksidentet e trafikut, megjithatë këmbësorët vazhdojnë të jenë të rrezikuar në këtë pjesë të bulevardit.

    Nga policia e Tetovës thonë se vazhdimisht marrin masa në komunikacion duke shqiptuar dënime ndaj vozitësve, por dukuria e vozitjes me shpejtësi më të madhe se e lejuara nuk ndalet. Sipas policisë, as dënimet as radari nuk kryejnë punë, sepse vetëm gjatë uikendit të kaluar janë shqiptuar mbi 100 dënime ndaj vozitësve të pandërgjegjshëm. Nërkaq, disa ditë më parë ishte lënduar një këmbësor 10 vjeçar në këtë bulevard.

    “Policia punon edhe në drejtim të atyre që nuk respektojnë rregullat në komunikacion dhe me ata që nuk respektojnë semaforin që është vendosur kohëve të fundit në udhëkryqin e rrugës ‘29 Nëntori’ me bulevardin ‘Bllagoja Toska’. Numri i aksidenteve është ulur kohëve të fundit, por kemi ende vozitës të papërgjegjshëm të cilët pasi kalojnë semaforët vozisin me shpejtësi me të madhe. Kishim një aksident me një fëmijë 10 vjeçar i cili fatmirësisht përfundoi me pasoja të lehta, por në të ardhmen mund të kemi aksidente me pasoja më të mëdha”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

    Në vazhdimësi, gjatë dy muajve të kaluar janë ndërmarrë masa në të gjitha rrugët kryesore dhe periferike në Tetovë nga pjesëtarët e policisë, por kundërvajtet janë gjithnjë në rritje.

    “Apelojmë deri tek vozitësit se nuk janë kushtet në rrugët e qytetit që automjeti të drejtohet me shpejtësi të madhe, kështu që siguria e këmbësorëve dhe e gjithë pjesëmarrësve në komunikacion është në rend të parë. Ne të gjithë duhet të kontribuojmë për një siguri në komuniukacion që të zvogëlojmë ato bilenaset e zeza në aksidentet rrugore. Po ashtu, policia me radar bën matjen e shpejtësisë edhe gjatë orëve të natës, ku merren masa pa asnjë dallim sepse vozitësit tentojnë të menjanojnë gjobat, por kohëve të fundit toleraca është zero”, tha Rexhepi.

    Edhe përkundër kësaj, raportet policore vazhdojnë të sjellin informacione për aksidente me këmbësorë. Një aksident i këtillë është regjistuar të mërkurën në ora 12 në rrethrrotullimin nga rruga “Ivo Ribar Lola” dhe rrugës “Strasho Pinxhur” në Tetovë, kur vetura “Renault Espace” me targa të Tetovës, e drejtuar nga V. T. (60) nga Tetova, ka goditur këmbësorin E. S. (75) nga Tetova. Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës.

    Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në Pollog, gjatë ditës së mërkurë është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 45 drejtues mjetesh për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, të cilët janë marrë me mjetin special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 83 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Spitali i Kërçovës “në harresë” – 40 vjet pritje dhe miliona të harxhuara kot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë