Bulizmi, një dukuri që po merr hov në Maqedoninë e Veriut

    Foto Ilustruese

    “E shëndoshë”, “I dobët”, “rrugaç”, “dembel”, “mban syze” e “vishet pa stil”. Këto janë vetëm disa nga fjalët me të cilat shumë fëmijë ngacmohen për çdo ditë duke u bërë viktima të bulizmit. Nxënësit e shkollave të mesme, disa prej të cilëve kanë përjetuar bulizëm shprehen të shqetësuar për hovin që ka marrë kjo dukuri, duke shtuar se nuk trajtohet mjaftueshëm por llogaritet si shaka, madje edhe nga ana e mësimdhënësve të caktuar.

    “Unë mendoj që ajo nuk duhet të jetë ashtu për shkak se shkolla është vendi ku nxënësi duhet të ndjehet sigurt edhe nuk duhet mu ndje keq sepse shkolla është shtëpia e dytë e nxënësit. Edhe nëse përshembull ke probleme familjare, ti vjen në shkollë që me qenë i sigurt, mu ndje  sigurt e jo edhe aty mu përsërit e njëjta. Fillon si shaka por mbaron si diçka monotone dhe vazhdimisht të vjen pas. Me të vërtet, pa e kaluar vet nuk mundesh me e dit se si është ndjenja”

    “Qoftë vetëm një person nëse do të dal dhe do të na përkrah kur jemi pre e bulizmit është me të vërtet si një dritë e cila e bën që të ngritet morali I viktimës. Është shumë e rëndësishme që në derisa I shohim këto raste të cilat po zhvillohen në shkollë apo kudo qoftë të veprojmë dhe nëse në ndonjë mënyrë tjetër nuk do të mund ti ndihmojmë ata të paktën vetëm në aspektin moral ti ndihmojmë”

    Për të nxitur nxënësit që të flasin për këtë dukuri, profesoresha Gilman Osmani Musliji ka realizuar një film të shkurtër ku trajtohet historia e një nxënësi të bulizuar.

    “Si prind jam e shqetësuar mjaft për këtë fenomen. Kur ka ndodhur që të reagoj ndaj ndonjë situate kam mar përgjigje, janë fëmijë, do ju kaloj, nuk është asgjë. Kjo pak më ka nxitur që ta trajtoj si temë dhe të përcjell një mesazh për ngritjen e vetëdijes tek njerëzit se sjellja jo adekuate është një llojë dhune e cila kalon në bulizëm poqëse përsëritet edhe ka pasoja psiqike te fëmijët, humbja e vullnetit për të shkuar në shkollë, për të biseduar me shokë e shoqe, për tu shoqëruar”.

    Ndërkohë, nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi” thonë se gjatë vitit 2021,  168 fëmijë kanë raportuar se kanë qenë viktima të dhunës në forma të ndryshme. Numri më i madh i rasteve ka të bëj me dhunë fizike, emocionale, seksuale dhe bulizëm./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Komisioni për Ndalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi vijon të punojë pa përbërje të plotë

    Lajmi i rradhës

    Komunat dhe qeveria nuk kanë bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë