Komisioni për Ndalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi vijon të punojë pa përbërje të plotë

    Komisioni për Ndalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi rreth një vit punon me një anëtar më pak. Kjo për shkak se 20 ditë pasi u zgjodh përbërja e re e këtij komisioni, njëra nga anëtaret dha dorëheqje. Që atëherë Kuvendi nuk ka zgjedhur anëtar të ri.

    Kryetarja e komisionit për anti diskriminim Vesna Bendevska thotë se e kanë të vështirë të funksionojnë me një anëtarë më pak. Aq më tepër kur për çdo ditë qytetarët dërgojnë më shumë parashtresa në këtë komision.

    “Punë ka shumë dhe  anëtari i shtatë na mungon shumë. Mund të them se jemi duke e arritur numrin prej 200 lëndëve të cilat i kemi filluar. Sipas kompetencave tona të reja kemi edhe disa përfshirje në organet gjyqësore edhe si miq të gjykatës ose si të përfshirë në palën tjetër”- deklaroi Vesna Bendevska, kryetare e Komisionit për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

    Bendevska thotë se për çdo ditë u shtohen angazhimet edhe me rastet të cilat Komisioni për anti diskriminim i ngre me vetë iniciativë.

    “Përveç parashtresave ne punojmë edhe për lëndë të cilat i hapim sipas zërave në opinion, me vetë iniciativë, dërgojmë rekomandime të përgjithshme për mbrojtje nga diskriminimi, plotësisht duhet të kujdesemi edhe për ngritjen e vetëdijes së opinionit, respektimin e të drejtës së barazisë”- pohoi Vesna Bendevska, kryetare e Komisionit për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi

    Megjithatë, për momentin zgjedhja e anëtarit të ri është e pamundur pasi Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend ka mbetur pa kryetar. Deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, i cili ishte kryetar, u largua nga pozita e deputetit për shkak se u zgjodh kryetar komune.

    Të pyetur se kur do të emërohet kryetari dhe anëtari i ri i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, nga Kuvendi nuk japin përgjigje konkrete por thonë se me aktivitet të tjera do të fillojnë pasi të votohet qeveria e re. Komisioni për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi për momentin funksionon me gjashtë anëtarë. Ndërsa në konkursin e hapur nga Kuvendi për anëtarin e shtatë të këtij Komisioni  kanë kandiduar 10 persona./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zendeli i reagon Snopçes: Populli e vlerësoi lartë BDI-në, ndërkaq ndëshkoi retorikën e ASh-së

    Lajmi i rradhës

    Bulizmi, një dukuri që po merr hov në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë