“Bullgaria e gatshme të rrisë eksportin e energjisë elektrike në RMV”

    Bullgaria është e gatshme të rrisë eksportin e energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në përputhje me normat e tregut europian të energjisë dhe legjislacionin bullgar, tha sot presidenti bullgar Rumen Radev në një deklaratë për mediat lokale.

    “Prandaj me presidentin Pendarovski dhe kryetare e Komisionit Europian diskutuam për mundësitë që Bashkimi Europian të mbështesë financiarisht Maqedoninë në mënyrë që të shmanget një krizë e mundshme në dimrin e ardhshëm sa i përket furnizimit me energji elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Varet nga vendimet e institucioneve evropiane dhe i takon Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe EMV-së që të paraqesin kërkesat e duhura, për të cilat ne po ndihmojmë”, tha Radev në përgjigje të pyetjes së një gazetari.

    Lajmi Paraprak

    “Qarqet diplomatike besojnë se brenda vitit të ardhshëm do të ketë marrëveshje finale Kosovë-Serbi”

    Lajmi i rradhës

    “Në këtë gjendje të krizës kurrë s’kemi qenë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë