Bullgaria heq kufizimet për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në “Facebook” njoftoi se nga nesër, Bullgaria do të heq kufizimet për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë.

    “Informacionet më të reja për vendimet e fundit të Qeverisë në Sofje. Duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj”

    “Me vendimin e fundit, Maqedonia e Veriut nga zona e kuqe është zhvendosur në zonën portokalli. Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen (nga dita e 11-të deri në ditën e 180 të rikuperimit), si dhe test negativ PCR (jo më të vjetër se 72 orë”, shkruan Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Shëndeti mendor, tabu apo vlerë?

    Lajmi i rradhës

    Ndalohen 19 udhëtarë me teste PCR të falsifikuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë