Shëndeti mendor, tabu apo vlerë?

    Mr.sc Zana Miftari – Reka

    Kur dëgjojmë fjalën “shëndet” zakonisht kuptojmë shëndetin fizik apo atë trupor. Dhe maksimum kujdesemi që të jemi të shëndoshë, mos ndjejmë dhimbje, kujdesemi që të kemi një fizik të bukur, lëkur të pastër, dhëmbë të shkëlqyer… Pra të jemi në “top formë” të përballohemi me përditshmërinë. Por përqëndrimi në pjesën tonë të dukshme shpesh na bën që ta neglizhojmë pjesën tjetër thelbësore – mendoren.

    Vet fjala “kujdes” është një grumbull elementesh psikik, sikur dashuria, dhëmbshuria, brenga, frika… Pra, ndjejmë dashuri dhe dhëmbshuri ndaj vetes, brengosemi dhe frigohemi që mos prekemi nga ndonjë smundje, kemi motiv për një jetë të gjatë të përmbushur me lumturi, gëzim…prap dashuri.

    Shëndetin mendor dhe fizik nuk mund ti ndajmë apo t’i jap përparësi njërës ndaj tjetrës, sepse ne jemi një “tërësi” e përbërë nga ajo konkretja (trupi) dhe apstraktja (shpirti). Ashtu sikur që trupi jonë ka nevojë për ushqim, zhvillim, pastrim, pushim, ashtu edhe mendja jonë “uritet”, “flliqet”, “ngarkohet” dhe nevojat nuk i dallojnë prej trupit. Dallimi i vetëm është në mënyrën e përmbushjes së tyre.
    Deri sa trupi ynë kërkon ushqim që të ketë forcë, mendja jonë kërkon pozitivitet. Deri sa trupit tonë i nevojitet pastrim i përditshëm për një pamje ideale, mendjes tonë i nevojitet çlirim nga mendimet negative, obsesive, iracionale, të cilat çdo ditë i akumulojmë në vete dhe që na humbin disponimin, përqëndrimin, motivimin dhe kontrollin ndaj vetes.

    Në një trup të shëndoshë jeton një shpirt i shëndoshë dhe një shpirt i shëndoshë energjizon dhe motivon për të mirëmbajtur një trup të shëndoshë. QARK MAGJIK!

    Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm për funksionimin e përditshëm të njeriut. Merrni pak kohë për veten, uleni dhe vëreni nëse është “trupi” juaj mendor i “uritur”, nëse zhvillohet  në drejtim të dëshiruar, nëse diçka ju pengon, apo ju frenon. Qëndroni në kontakt me veten tuaj dhe dëgjoni me kujdes se çka ju duhet për të qenë të përmbushur, të lumtur, të qetë.

    Çrregullimi mendor është një problem shëndetsor, i cili ndijshëm dobëson aftësinë e personit për të menduar, vepruar dhe për të funksionuar në fusha të rëndësishme të jetës. Problemet mendore kanë shumë emra, klasifikime dhe mënyra të paraqitjes. Por në fakt të gjitha pengojnë individin t’i realizojë potencialet e tij, të jetë i kënaqur me veten dhe ta vlerëson veten.

    Pra, kujdesi për shëndetin trupor dhe mendor është i pandarë. Dallimin e vetëm mes tyre e bën shoqëria dhe mentaliteti. Kur sëmundja e dikujt lidhet me trupin shprehim keqardhje, ofrojmë mbështetje, vizitojmë, kemi mirëkuptim dhe shqetësohemi për jetën e të afërmit tonë. Por kur dikush përballet me një çrregullim mendor frikësohemi, largohemi, nuk kuptojmë, nuk kemi durim. Ata persona janë socialisht të padëshiruar dhe sikur janë fajtor dhe meritor për gjendjen në të cilën ndodhen. Por, a e dini se kur përjetojmë refuzim shoqëror aktivizohen po të njëjtët receptorë neural si kur përjetojmë dhimbje apo dëmtime fizike? Një studim shkencor në Universitetin e Kolumbisë me anë të rezonancës magnetike të trurit ka gjetur se dhimbja nga refuzimi është aq e fortë sa që mund të ndjehet fizikisht.

    Personat të cilët kanë probleme mendore kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje, e cila shpesh ju mohohet. Prandaj dëgjoni ato duke mos i paragjykuar dhe inkurajoni që të kërkojnë ndihmën e duhur profesionale tek ekspertët e shëndetit mendor. Biseda me një profesionist të tillë i ndihmon personit të pranon gjendjen në të cilën ndodhet dhe e udhëzon se si t’i kthehet sjelljeve të mëparshme që kanë qenë të pranueshme për të dhe për rrethin e tij social. Gjithashtu me ndihmën e tyre personi rregullon mendimet e veta, aftësohet për të ndërmarr vendime të rëndësishme, si dhe t’i kupton më mirë ndjenjat dhe veprimet e veta dhe të njerëzve përreth.

    Shëndetin e mirë mendor askush nuk e ka të garantuar e as të sigurtë, njëjt sikur shëndetin fizik. Kur të hasni në një person i cili vuan nga ndonjë çrregullim mendor zgjateni dorën, jepeni një buzëqeshje, qëndroni pranë. Silluni më të si “një prindër” me fëmijën, sepse pavarësisht nga mosha gjithë kemi nevojë për siguri dhe përkrahje.

    Dhe gjithmonë mbani në mend: Çrregullimet mendore nuk janë ngjitëse, por qëndrimit indiferent ndaj tyre është!
    Qendra për psikologji “PERSONA” /Nistori/

    Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori, sipas marrëveshjes ndërmjet tyre.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e 13-të të fushatës!

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria heq kufizimet për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë