Bullgaria kundër ndryshimeve ligjore për shoqatat dhe partitë në Maqedoni

    Ministria bullgare e Punëve të Jashtme shpreh shqetësim për shkak të ndryshimeve të votuara të ligjeve për shoqata dhe fondacionet dhe për partitë politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas Ministrisë, ndryshimet kanë për qëllim “diskriminimin dhe kufizimin e të drejtës së shoqatës së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”, sepse ka “interpretim të njëanshëm të fakteve historike”.

    “Dëshirë legjitime për kundërshtimin e të gjitha formave të ekstremizmit dhe urrejtjes nuk mund të instrumentalizohet për të kufizuar qëllimisht të drejtat e grupeve të caktuara. Kufizime të këtij lloji tashmë janë vendosur për bullgarët në Maqedoninë e Veriut në të kaluarën. Me argumente të ngjashme, në vitin 2001 organizata “Radko”, që është pseudonim i Ivan Mihailovit. Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut (GJEDNJ) tani më ka sjell vendim për këtë çështje”, theksohet në reagimin e MPJ-së bullgare.

    Sipas Ministrisë, “mekanizmi sipas të cilit Organi konsultativ në Shkup jep mendim pozitiv, për të lejuar përdorimin e emrit, mbiemrit, pseudonimit, pseudonimit, shkurtesës ose inicialeve të një figure historike, shtron pyetjen se duke imponuar një qasje në interpretimin e figurave dhe ngjarjeve historike që të jetë interpretimi zyrtar dominues që ka Maqedonia e Veriut”.

    “Problem i veçantë është vendimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që komunizmi si ideologji totalitare dhe represive të mos përfshihet fare në zbatimin e ndryshimeve të miratuara. Ende nuk ka asnjë masë apo mekanizëm legjislativ për rehabilitimin dhe dëmshpërblimin e të vrarëve dhe të vuajturve gjatë regjimit komunist në ish-RS të Maqedonisë, të persekutuar dhe të shtypur vetëm për shkak të vetëdijes bullgare”, thuhet në kumtesën e MPJ-së bullgare.

    Sipas Ministrisë, ky lloj i masave legjislative e pengon përmbushjen e plotë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

    “Presim nga autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut të garantojnë të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët e tyre, përfshirë edhe ata që vetëvendosen si bullgarë. I referohet edhe shprehjes së lirë të pikëpamjeve dhe bindjeve të tyre historike në kushtet e një shoqërie pluraliste, si dhe mundësisë së krijimit të partive politike, shoqatave dhe qendrave kulturore. Në frymën e strategjisë “Një shoqëri për të gjithë”, autoritetet në Maqedoninë e Veriut duhet të ofrojnë kushtet e nevojshme për pjesëtarët e bashkësive etnike për të zhvilluar kulturën e tyre, për të ruajtur elementet themelore të identitetit, traditave dhe trashëgimisë kulturore. E drejta për bashkim të lirë, tubim paqësor, liria e fjalës dhe liria e besimit duhet të garantohet për të gjithë qytetarët e shtetit”, thekson MPJ-ja bullgare.

    Në Kuvend të martën njëzëri u miratuan ndryshimet e Ligjit për shoqata dhe fondacione, të dorëzuara nga VMRO-DPMNE-ja dhe të Ligjit për partitë politike, të dorëzuara nga LSDM-ja, me të cilat ndalohen shoqatat dhe partitë të mbajnë emra fashistë. Ndryshimet ligjore të propozuara nga të dyja palët pasuan hapjen e klubeve bullgare në vend me emrat “Vanço Mihailov” më 16 prill në Manastir dhe “Car Borisi i Tretë” më 7 tetor në Ohër. Ndryshimet në të dy ligjet parashikojnë refuzimin e fashizmit, nazizmit dhe nacionalsocializmit në të gjitha format e shoqërimit. Me ndryshimet e miratuara, të gjitha shoqatat dhe fondacionet e krijuara deri më tani, si dhe partitë politike, kanë një afat prej tre muajsh për t’iu përmbajtur ndryshimeve të reja ligjore.

    Lajmi Paraprak

    Mevlude Genç në Gjermani, nënë e njerzillëkut

    Lajmi i rradhës

    Premtimet e pa (realizuara) të Bilall Kasamit në vitin e parë të menaxhimit të Komunës së Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë