Bullgaria zgjedh Radev për president, Zaev zhvillon bisedë telefonike me të

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se e ka telefonuar Rumen Radev për zgjedhjen e sërishme si president i Bullgarisë.

    Zaev bëri të ditur se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjn e një zgjidhje për ardhmëri të përbashkët evropiane.

    “Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, u shpreh Zaev.

    Zgjedhjet e djeshme në Bullgari kanë një rëndësi të veçantë për vendin tonë, pasi me këtë hapet rruga e krijimit të një qeverie politike, me çka edhe marrjes së një vendimi “pro” çeljes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

    Lajmi Paraprak

    Makinat elektrike po e dëmtojnë rëndë ekonominë

    Lajmi i rradhës

    Sot shënohet dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë