BUXHETI 2022 | Shkurtohen investimet kapitale

    Investimet në infrastrukturën rrugore kanë pësuar më së shumti në riprogramimin e arkës së shtetit. Buxheti i menaxhuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve këtë vit është reduktuar për 60 milionë euro. Investimet në infrastrukturën rrugore janë reduktuar për 37 milionë euro, ndërsa investimet në ujësjellës dhe kanalizime në komuna janë ulur me 40 mijë euro. Rritje prej 2,6 milionë euro parashikohet për infrastrukturën hekurudhore. Në ministritë e tjera, mesatarisht, me rishikimin e ri, buxhetet janë ulur nga 1 milion deri në 4 milion euro.

    BUXHETI 2022                                                      RIBALANCI

    Infrastruktura rrugore 96 milionë euro                  59 milionë euro

    Ujësjellës-kanalizime 178 mijë euro                     138 milion euro

    Infrastruktura hekurudhore 11.7 milionë euro      14.3 milionë euro

    Këtë vit nuk do të jepen subvencione për instalimin e aparateve me gaz në vetura për shkak të buxhetit të reduktuar të Ministrisë së Ekonomisë. Në rishikimin e buxhetit, rritja më e madhe prej 60 milionë euro është në buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe në buxhetin që do të jetë në dispozicion të Qeverisë për 80 milionë euro. Rritja është për shkak të rritjes së pagave në arsim, masat sociale dhe masave të tjera që do të paguhen direkt nga buxheti i qeverisë.

    BUXHET        RISHIKIMI

    Ministria e punës                                                        822 mil.        882 mil. euro

    Qeveria                                                                      158 mil.      238 mil. euro

    Ministria e arsimit                                                     470 mil.     478 mil. euro

    Si çdo vit, në këtë buxhet është përfshirë edhe ndërtimi i qendrës së re klinike në Shkup dhe ndërtimi i spitalit në Kërçovë, si projekte për të cilat parashikohen para, por që assesi të realizohen me kalimin e viteve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kundërspin: Fakti që në Rusi ka protesta kundër luftës, nuk do të thotë se është shtet demokratik

    Lajmi i rradhës

    Kasami i hedh fajin Teuta Arifit, rrugët e reja që i promovoi nuk i plotësojnë aspak standardet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë