Kasami i hedh fajin Teuta Arifit, rrugët e reja që i promovoi nuk i plotësojnë aspak standardet

    Tetova si shumë qytete tjera është kapluar nga shiu i rrëmbyeshëm, me breshër dhe erë të fortë. Shumë rrugë në Malësinë e Sharrit u bllokuan. Intervenimi nga punonjësit e NPK-së dhe Njësitit të Zjarrfikësve ka bërë të mundshëm për qarkullim të lirë qytetarëve, shkruan Nistori.

    Rruga Shipkovicë-Brodec, tek ura e re u pastrua nga rëshqitjet e dheut. Sipas kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami fajin për urën e re e cila u lëshua në përdorim nga udhëheqësia e kaluar nuk përmbush asnjë kriter, pasi nuk ka arritur tu bëj ballë reshjeve të shiut!

    Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një deklaratë për TV21 tha se komuna nuk ka qenë e përgatitur për situata të tilla si vërshimet e sotme. Kasami tha se parregullsitë në kanalizime janë konstatuar shumë më herët.

    Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale, automjete të ngecura në ujë dhe pajisje elektronike të ngecura në bodrume. Dëmet janë të mëdha edhe në të mbjellat bujqësore, si në kopshte të fruta perimeve dhe në grurin e misrin, që janë më së të nevojshme në këtë kohë krize për ushqimet bazë.

    Ndryshe edhe mbrëmë në rrugën për te stadiumi i vjetër i qytetit kishte puseta të bllokuara, me çka rruga ishte e pakalueshme nga uji i mbledhur. Sinoptikanët mbrëmë bënë thirrje që të shmangen lëvizjet lokale brenda dhe rreth grykave të lumenjve të vjetër.

    Lajmi Paraprak

    BUXHETI 2022 | Shkurtohen investimet kapitale

    Lajmi i rradhës

    Pas bisedës me Putinin, Vuçiq njofton për marrëveshjen e re të gazit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë