Buxheti 2024, parasheh rritje të pagave të politikanëve prej 78%

    Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin e ardhshëm nuk ishte mjaft e qartë sa i përket pagave të zyrtarëve.

    Por, një gjë është e sigurt se në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm pagat për zyrtarët janë llogaritur me një rritje prej 78%. Kryeministrit Dimitar Kovaçevski thotë se buxheti për vitin e ardhshëm është i përshtatur sipas ligjeve ekzistuese dhe do të veprohet me ndryshimin e 7 ligjeve të ndryshme.

     “Grupi i punës nuk ka dorëzuar akoma dosjen, në momentin që e dorëzojnë do të njoftohet qeveria dhe Kuvendi sepse bëhet fjalë për ndryshimin e 7 ligjeve. Nuk mundet me një ligj të ri të anulohen të tjerët që janë të pavarur mes tyre,” tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

    Nëse respektohet ligji, atëherë me përllogaritjen e pagës mesatare për vitin 2023, zyrtarët duhet të kenë rritje të re në muajin mars në përputhje me rritjen e pagës mesatare. Besimi ka pohuar para mediave se në buxhetin e vitit 2024 nuk janë përfshirë paratë për paga më të larta të nëpunësve civilë. Por kjo do të thotë se nuk planifikohen mjete shtesë për harmonizimin e pagave të zyrtarëve me mesataren, e cila është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Autoritetet njoftuan shkurtimin e pagave të zyrtarëve. Por Ministrja e punës e politikës sociale Jovanka Trençevska ditë më parë tha se deri në fund të vitit do të gjendet një zgjidhje. Njëra është me një ligj krejtësisht të ri për pagat në sektorin publik dhe tjetra është të bëhen ndryshime në 7 ligjet ekzistuese që rregullojnë pagat e funksionarëve.

    “ Kërkojmë zgjidhje dhe deri në fund të vitit do ta gjejmë një zgjidhje, që do të zgjidhet një nga opsionet. Nëse me ligj të ri për pagat në sektorin publik, për të cilin nuk besoj se mund të arrijmë, posaçërisht në pjesën e koeficienteve sepse ato pikë patjetër të bëhen me partnerët social, përfaqësuesit e sindikatave dhe të rregullohen koeficientet nga më i vogli deri tek më i madhi nga secila kategori, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin, mbrojtja sociale, kujdesi ndaj fëmijëve, administrata shtetërore dhe ndërmarrjet publike. Kështu që nuk jam e bindur që këtë opsion do të arrijmë ta bëjmë deri në fund të dhjetorit,” u shpreh Jovanka Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

     Dhe sipas Ligjit për pagat dhe shpërblimet e zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar, paga e ministrave, drejtorëve, prokurorëve, gjyqtarëve, kryetarëve të komunave llogaritet në bazë të një koeficienti që varion nga 2.5 deri në 4.5. Koeficienti shumëzohet me pagën mesatare dhe një zyrtar i caktuar merr pagë sipas shumës së koeficientit për pozitën në të cilën është zgjedhur apo emëruar. Nga Qeveria thonë se ndryshimet do t’i sjellin brenda këtij viti, por duhet të shkojnë në Kuvend. Pagat e 1,260 zyrtarëve u rritën me 78% në mars të këtij viti me vendim të Gjykatës Kushtetuese. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    RMV pa regjistër për lëndimet dhe vdekjet në vendin e punës

    Lajmi i rradhës

    PËR TA HARRUAR MUNGESËN E SAJ, SHKROVA NJË POEZI

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë