Buxheti i RMV për vitin 2024 do të jetë 5,5 miliardë euro

    Qeveria e RMV / Fotografia: Nistori

    Propozim-buxheti për vitin 2024 sot kaloi në mbledhjen e Qeverisë. Qeveria e karakterizoi si Buxhet zhvillimor dhe të qëndrueshëm i cili i ka të gjitha karakteristikat që njëkohësisht ta mbështesë zhvillimin, por edhe ta sigurojë qëndrueshmërinë fiskale. Ana e shpenzimeve është projektuar në 343,6 miliardë denarë apo për 5,8 për qind më e lartë në krahasim me vitin 2023, ndërsa të ardhurat në 310,1 miliardë denarë dhe janë më të larta për 10 për qind. Deficiti buxhetor është për rreth 9,2 miliardë denarë më i ulët në krahasim me vitin 2023, që, sipas Qeverisë, do të thotë detyrim më i vogël për 150 milionë euro.

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2024, ashtu që kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i financave, Fatmir Besimi, kanë paralajmëruar se janë siguruar mjete për rritje të pensioneve dhe rrogave, përcjell Nistori.

    “Janë siguruar pensionet dhe rrogat më të mëdha, si dhe 733 milionë euro për investime kapitale”, sqaruan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

    Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 do të jetë 5.5 miliard euro shpenzime, apo 5.8 përqind më shumë se viti i kaluar.

    Lajmi Paraprak

    LEN: keqpërdorimi i flamurit europian nga pushteti u konfirmua edhe në raportin e KE

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq në takim me Lajçakun: Do të respektojmë marrëveshjet e dialogut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë