Qyetetarët ankohen për radhë të gjata në sportelet e MPB-së për marrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave

    Mërgimtarëve për festat e fundvitit ka shtuar punën në sportelet e MPB-së, njësia për dhënien e dokumenteve personale.  Në momentin që ekipi i Alsat xhiroi para kësaj njësie nuk kishte ndonjë rrëmujë të madhe ndërsa të anketuarit thanë se puna vijonte sipas terminëve të caktuara përveç disa ndërprerjeve për shkak të problemeve teknike.

    “Kishte mjaft. Për çka keni ardhur? Për pasaportë dhe letërnjoftim. Në radhë sa pritët, a pritët shumë gjatë? Jo, në radhë nuk pritëm, por u ndal rryma e gjëra tjera”

    “Për pasaportën. Për kur e keni të caktuar? Për sot. Sa keni pritur për termin? Nji javë, më shumë jo. Prej cilit vend vini? Prej Berlini”

    Qytetarët tjerë që anketuam nuk ankoheshin për pritje të gjata por për mosfunksionim të të gjitha sporteleve, pavarësisht se punonjësit ishin në vendin e punës.

    “Mbaruam punë me kohë. Erdha për letërnjoftim. Si është brenda, a ka rrëmujë? Po, ka, më shumë ka për letërnjoftime”.

    “Për vazhdimin e lejes së vozitjes. Gjithçka kaloi shpejt. Kam pritur 20 minuta, vetëm një sportel punonte ndërsa kabina tjetër nuk punonte, në fakt brenda punonte”.

    “Për vazhdimin e lejes së vozitjes. Punonjësit janë të dobishëm, gjithçka ishte ok, gjithçka funksionon si duhet, unë isha për vazhdimin e gjitha kategorive dhe nuk prita shumë”.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë për Alsat se për momentin po realizohen në kohë të gjitha terminët tashmë të caktuara për dokumente personale pa shkaktuar asnjë pengesë ose pritje më të gjata.

    Lajmi Paraprak

    Apeli pritet të vendosë për Mijallkovin

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë