RRITJA E ÇMIMEVE | A do të merr dikush flamurin në dorë dhe të ngrit zërin e arsyes

    Stresin e rritjes së përditshme të çmimeve të produkteve bazë qytetarët po e shprehin vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, dhe i gjithë ai mllef është i kalitur me sarkazëm, grindje, gjuhë të urrejtjes, dhe politikës ditore.

    Derisa sociologët thonë se ajo është shenjë që popullata është e helmuar, sidomos me ndarje politike, psikologët nga ana tjetër thonë se çdo pasiguri ekzistenciale e një personi paraqet shqetësim në shumë segmente të jetës, si psikologjike ashtu edhe fizike.

    Psikologja Mirjana Jovanovska-Stojanovska, thotë se situata në rrjetet sociale është në korelacion me ndodhitë e përditshmërisë tonë. “Kjo nuk është reagim i tepruar për diçka, që do ta quanim panik apo histeri, por është gjendje krize që realisht e ndjejmë. Deri tani nuk kemi pasur rritje shumë të lartë apo inflamacion, dhe përnjëherë po përballemi me një situatë të tillë. Ndërsa rrjetet sociale janë vend ku njerëzit e shprehin qëndrimin e tyre. Për dallim nga e kaluara, tani informatat përhapen shpejt, prandaj masiviteti dhe shtrirja përbën pasqyrë të ndryshme në rrjete sociale”, tha ajo.


    Ndërkaq, sociologu Skender Iseni tha se Maqedonia e Veriut tani po rreshtohet ndër ato shtete që qytetarëve të vet nuk ju ofron ndonjë perspektivë të mirë, ashtu si shumë shtete të tjera, që nuk i kanë të konsoliduara institucionet, siç dihet me elita politike tejet të korruptuara dhe të zhytura në krim të organizuar. “Në sferën ekonomike, po dominon kryesisht një ekonomi e centralizuar ku shteti mundohet të kontrollon gjithçka, qasje deri te resurset ekonomike zakonisht kanë njerëzit e integruar në politikë dhe politika mbetet shtylla kryesore që dikton si prioritetet në investicione, gjithashtu ajo dikton se kush do të drejton dhe posedon kapitalin, kështu që mund të themi se popullata e Maqedonisë janë kryesisht të punësuara në sektorin e shërbimeve që shteti në masë të madhe e kontrollon, gjithashtu edhe ajo pjesa e ekonomisë së prodhimtarisë është, mbetet kryesisht e kontrolluar nga shteti, ku të ardhurat punonjësve nuk ju sigurojnë as një pikë jete dinjitoze, sërish ata ulin kokën dhe nuk thonë asnjë fjalë nga se elitat politike kanë arritur të përvetësojnë deri në atë masë pasurinë në shtet sa qytetarëve nuk ju mbetet asgjë në duart e tyre”, thotë sociologu Iseni.

    Ai mes tjerash shprehet se punëtorët në Maqedoni mbeten në fakt shtresa e pambrojtur dhe e kërcënuar në heshtje për humbjen e vendeve të punës.

    “Nga ana tjetër shteti ka bërë hiperproduksion kadrovik në të gjitha profesionet me qëllim që të ulë çmimin e punëtorëve, thjesht nëse ju nuk pajtoheni të punoni për një shumë të caktuar, çdoherë do të ketë dikush kush mund të ju zëvendëson nga se të papunësuar presin me bollëk. Andaj mund të themi se shumë pluhur ngritet nëpër rrjete sociale, duke shprehur mospajtime e kritika të shumta në adresë të shtetit për përmirësimin e gjendjes, por edhe ato zëra në rrjete sociale shpesh vijnë nga qendra të ndryshme që janë në shërbim të kontrollit të qytetarëve dhe zërit të tyre, dhe të gjithë presim që dikush të merr flamurin në dorë dhe të ngrit zërin e arsyes, por qytetarët tanë shpesh janë zhgënjyer nga guximtarët e tillë, sepse liderët e tillë kanë ditur të jenë profiter, të keqpërdorin mjerimin e qytetarit të thjeshtë duke përfituar nga rasti dhe duke i zhytur edhe në gjendje të pa lakmueshme qytetarët”, ka përfunduar Skender Iseni, sociolog. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    RMV-ja e gatshme për tu bërë pjesë e projektit të Bullgarisë dhe Greqisë

    Lajmi i rradhës

    Çmimi aktual në bursë i grurit, do të rrit ndjeshëm çmimin e miellit dhe bukës në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë