Buxheti që shpenzojnë qytetarët e RMV për ushqim, më i larti në rajon (Tabela)

    Një familje në Maqedoninë e Veriut çoi 30.6 për qind të shpenzimeve totale vetëm për t’u ushqyer. Të dhënat e EUROSTAT-it tregojnë se buxheti që shpenzojmë për t’u ushqyer është ndër më të lartit në rajon, por edhe në Evropë. Ky është një tregues indirekt i varfërisë, teksa shpenzimet për ushqime janë një nevojë ekzistenciale e domosdoshme. Të dhënat e EUROSTAT-it  tregojnë se një familje europiane shpenzon mesatarisht për ushqime 13.6% të totalit, ose tre herë më pak sesa në Maqedoninë e Veriut apo edhe Shqipëri. Edhe në vendet e rajonit ky tregues është më i ulët, ku nivelin më të ulët e ka Serbia (24.1%), Mali i ZI (27.2%), Shqipëria (39.7%) dhe Bosnjë-Hercegovina (32.2%). Të dhënat për Kosovën mungojnë, por treguesit e mëparshëm ishin më të ulëta sesa Maqedonia e Veriut.

    Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. Për shembull, për argëtim dhe kulturë, një familje evropiane shpenzon 8.4% të buxhetit, ndërsa një familje tek ne vetëm 2.7%. Për restorante, Evropa shpenzon 8.5%, ndërsa Maqedonia 7.3%. Më i lartë është buxheti për komunikim, me 3.9% në Maqedoni kundrejt 2.3% mesatarja evropiane për shkak të çmimeve më të shtrenjta.

    Evropa shpenzon më shumë për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar, me 24.1% të totalit, përkundrejt 9.8% të familjeve shqiptare. Sipas EUROSTAT-it, në vitin 2022, shpenzimet e konsumit total të familjeve në Bashkimi Evropian u rritën me 4.7% krahasuar me vitin 2021, ndërsa ishin 1% më të larta krahasuar me vitin 2019. Krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 u vu re një rritje e konsiderueshme e konsumit familjar për mallra dhe shërbime që ranë në mënyrë të paprecedentë në vitin 2020, për shkak të pandemisë së COVID-19.

    Në vitin 2022, shpenzimet për restorante dhe hotele në Maqedoninë e Veriut u rritën me 33.8%, për argëtim dhe kulturë me 14.7%, për veshje dhe këpucë me 11.5%, dhe për transport me 4.7%. Konsumi familjar është rritur për të gjitha kategoritë, përveç ushqimeve dhe pijeve joalkoolike (-3.1%) dhe pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve (-1.0%). Edhe pse konsumi familjar i tejkaloi nivelet e para-kovidit në vitin 2022, disa kategori ende mbeten mbrapa shifrave të para-covidit. Konkretisht, në vitin 2022, konsumi familjar në Maqedoninë e Veriut ishte ende nën vëllimet e vitit 2019 për transport (-7.8%), restorante dhe hotele (-2.4%) dhe arsim (-1.5%). /koha/

    Lajmi Paraprak

    Sa shumë shpenzojnë shqiptarët?

    Lajmi i rradhës

    Gjykata e Kalifornisë konfirmon padinë ndaj Google për diskriminim të Gjuhës Shqipe – gjiganti teknologjik kërkon shtyrjen e afatit deri më 18 dhjetor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë