Sa shumë shpenzojnë shqiptarët?

    Familjet shqiptare kryesojnë në Europë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shpenzimet që kanë për të blerë ushqime në muaj.

    Në Europë, familjet harxhojnë mesatarisht 13.6% për ushqime në muaj apo tre herë më pak. Edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është vendi me më shumë shpenzime në këtë drejtim, ndërsa më të ulëtat i ka Serbia me 24%.

    Në Bashkimin Europian shpenzimet më të larta me 24% janë për “banesën, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera”, ndjekur nga ushqimet, ndërsa grupi i tretë më i madh janë shpenzimet për transportin.

    Këto grupe përbejnë gjysmën e shpenzimeve të familjeve europiane. Ndërkohë një tjetër panoramë paraqitet në Shqipëri, ku gjysmën e shpenzimeve e përbëjnë pikërisht ushqimet dhe pagesat për faturat e shtëpisë.

    Një grup që në 2022-in njohu rritje të fortë si në Shqipëri dhe Europë ishte ajo e shpenzimeve në bar – restoranteve dhe hotele, e cila erdhi me rritje të fortë që nga periudha e pandemisë kur industria pësoi goditje të rëndë.

    Ndërkohë diferenca të dukshme ka mes shpenzimeve që europianët bëjnë për argëtim dhe kulturë, si dhe për mallra të tjera dhe shërbim në krahasim me familjet shqiptare.

    Duke marrë parasysh agregatët në Evropë vërehet se që nga 2012 shpenzimet familjare në raport me PBB-në ka pasur një trend rënës, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Shqipëri ku krahasimi bëhet që nga 2014 ku kontributi ka rënë me gati 4%. Kjo do të thotë rritja e PBB-së ka ardhur nga faktorë të tjerë përtej konsumit të familjeve. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Gratë më të varfra se burrat! Perceptimi i diskriminimit gjinor sot në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Buxheti që shpenzojnë qytetarët e RMV për ushqim, më i larti në rajon (Tabela)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë