Byrnes: “Korridori 8” prioritet edhe i rajonit, jo vetëm i qeverisë së RMV-së

    Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes vlerëson se Korridori 8 është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

    “Kjo pikë kufitare shtrihet në Korridorin 8, i cili kalon nga Deti i Zi deri në Portin e Durrësit. Korridori 8 është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të shihet edhe si prioritet për rajonin”, ka shkruar Byrnes.

    Kujtojmë që sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për ndërtimin e Korridorit 8. Projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8 do ta bëjë kompania amerikane Bechtel & Enka. Korridori 8 në Maqedoni kalon nga Tetova – Gostivari – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë.

    Qeveria e vendit ka premtuar disa herë që Korridori 8 do të përfundojë brenda këtij mandati gjegjësisht deri në vitin 2025.

    Lajmi Paraprak

    Operacioni i arrestimit të mjekut të dyshuar për marrje ryshfeti nga një pacient – veteran i UÇK-së

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët nuk i besojnë gjyqësorit, konsiderojnë se gjykatësit janë më të korruptuarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë