Qytetarët nuk i besojnë gjyqësorit, konsiderojnë se gjykatësit janë më të korruptuarit

    76% e qytetarëve nuk kanë besim në gjyqësor- tregon anketa e fundit e institutit ndërkombëtar republikan IRI. Për këtë çështje sot kishte debat publik me fokus mbi situatën me korrupsionin në gjyqësor, i organizuar nga Komisioni anti- korrupsioni. Sipas IRI-t, gjyqësori gjendet në fund të listës së besueshmërisë.

    Ajo që është për të ardhur keq dhe që është dështuese është niveli i mosbesimit -tha Ilina Mangova- IRI.

    Por, shefi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivan Xholev, beson se anketa tregoi një ndryshim pozitiv. Sipas tij, faji për korrupsionin nuk duhet kërkuar vetëm te funksionarët, por edhe te qytetarët. Xholev zbuloi publikisht se i ishte ofruar atij ryshfet.

    Më kanë ardhur shumë njerëz, qytetarë, të cilët vetë më thonë – hej dëgjo, a mundet për këtë punë t’ia bëjmë kështu… Iu them- ju lutem. Ju lutem! Por, kështu mendon qytetari ynë, se ai për një punë duhet të japë diçka, ta them më butë, bakshish – deklaroi Ivan Xholev, Kryetar i Gjykatës Penale – Shkup.

    Rreth 20 për qind të parashtresave të marra nga zyrtarët anti-korrupsion erdhën nga qytetarë të pakënaqur nga vendimet gjyqësore.

    Si konfirmim për këtë mund të përmenden rezultatet e hulumtimeve të Barometrit Ballkanik për vitin 2021 të realizuara nga Këshilli rajonal për bashkëpunim ku është konstatuar se 81.1% e qytetarëve vlerësojnë se gjyqësori është më i korruptuari. Nëse mund të jetë pak shpresë, kjo përqindje është pak më e vogël se vitin e kaluar, megjithatë përsëri është shumë e lartë – u shpreh Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.

    Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq i cili ishte pjesë e debatit, përpiqej ta bindë sferën e drejtësisë se Qeveria aktivisht punon që të pengohen të gjitha përpjekjet për ta shmangur drejtësinë. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Byrnes: “Korridori 8” prioritet edhe i rajonit, jo vetëm i qeverisë së RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Në Gjykatën Penale-Shkup filloi seanca gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë