Bytyqi premton: Shumë shpejt do të ketë pagë minimale prej 18 mijë denarësh

    Gjatë pandemisë shteti arriti të mbajë mbi 60 mijë vende pune që shumë lehtë mund të kishin humbur, tha në emisionin “Magazina Ekonomike”, zëvendëskryeministri i ekonomisë, Fatmir Bytyqi.

    “Është një fakt që nuk duhet të neglizhohet. MFN-ja vetëm para një muaj e gjysmë tha se po të mos ishin masat ekonomike të Qeverisë, në Maqedoni më siguri do humbeshin 60 mijë vende pune edhe përkundër 20 mijë vendeve të humbura të punës që u humbën. “, tha Bytyqi.

    Bytyqi tha se shumë shpejt do të ketë pagë minimale prej 18 mijë denarësh, por nuk e saktësoi se kur.

    “Nuk do të përgjigjem me kohë sepse them se koha nuk është pararendëse nëse një masë do të jetë e realizueshme apo jo apo do të jetë e qëndrueshme apo jo, por dialogu është ai që përcakton se kur duhet të ndodhë kjo. Por se do të ndodhë që të kemi pagë minimale prej 18 mijë denarëve, kjo do të ndodhë shpejt”, tha Bytyqi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kush vajton për PD?

    Lajmi i rradhës

    Musliu: Dimitrov e ka personale me Bujar Osmanin, ndoshta pse është shqiptar!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë