Musliu: Dimitrov e ka personale me Bujar Osmanin, ndoshta pse është shqiptar!

    Konferenca e djeshme për shtyp e Nikolla Dimitrov ishte befasuese për mua. Ai kurrë nuk ka qenë politikan, por diplomat, kështu që për një diplomat fjalët e tilla që ai tha dje janë të pakuptimta, tha analisti Albert Musliu në paraqitjen e sotme të mëngjesit për Sloboden Pecat, përcjell Nistori.

    Ai është krijuesi i Marrëveshjes së Prespës dhe i marrëveshjes me Bullgarinë. Të kthesh ujin se nuk ka besim te Bujar Osmani, sepse ai është shqiptar është qasja më e gabuar, tha Musliu. Ai shtoi se bëhet fjalë për kotësi personale apo ambicie politike, sepse nuk ka interpretim tjetër.

    “Përvojat tona tregojnë se edhe ambasadorët në Bullgari që kemi pasur, lëvizjet më të guximshme në interes të komunitetit maqedonas janë bërë nga një ambasador shqiptar”, shprehet në mënyrë decide Musliu. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi premton: Shumë shpejt do të ketë pagë minimale prej 18 mijë denarësh

    Lajmi i rradhës

    Ky është gabimi që bëjmë kur karikojmë celularin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë