Bytyqi: ua kemi kthyer mbi dy miliardë euro qytetarëve, asnjë qeveri nuk e ka bërë këtë

    Më shumë se 2 miliardë euro iu kthyem qytetarëve dhe kompanive me nëntë pakot e masave kundër krizës, asnjë qeveri që nga pavarësia nuk ka bërë diçka të tillë, tha nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në forumin “Më shumë për të gjithë. !” në Kërçovë.

    “Jemi të palodhur dhe vazhdojmë të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë në fushën e shpenzimeve të energjisë elektrike. Përmes Programit për varfërinë e energjisë janë ndarë 1 milion euro për mbështetjen financiare të mbi 5000 familjeve. Këtu është edhe masa e subvencionimit të energjisë elektrike, e cila na lejon të subvencionojmë çmimin e energjisë elektrike me 90% dhe të mbrojmë buxhetet familjare nga goditja e çmimeve të faturave të energjisë elektrike. Me këtë ne po mbrojmë drejtpërdrejt buxhetin familjar të 611 mijë amvisërive dhe 68 mijë konsumatorëve të vegjël, për të cilët llogaritet se do të nevojiten 35 milionë euro”, tha Bytyqi.

    Ai para banorëve të Kërçovës shpjegoi se mbështetje financiare për faturat e rrymës sigurohet për amvisëritë me të ardhura të ulëta – shfrytëzues të GMP dhe pension social, për të cilat mbështetja është 1200 denarë në muaj në 6 muajt e ardhshëm. Kjo masë do të përfshijë mbi 50 mijë përdorues me një shumë totale prej 5.9 milionë euro.

    Lajmi Paraprak

    Analisti serb, Kërstiq: Beogradi historikisht ka tradhtuar serbët

    Lajmi i rradhës

    Frika e Gjermanisë nga borxhet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë