Çadikovski: Gazetarët sulmohen zakonisht kur janë zgjedhjet apo kur ka ndonjë zhvillim të fuqishëm politik

    Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë ë Veriut, Mladen Çadikovski, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se në vitin 2021 dhe 2022 ka rënie të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në vendin tonë.

    “Nëse i shikojmë këto raporte të cilat na vijnë dhe nëse bëjmë ndonjë krahasim nga e kaluara, kemi rënie në raport me ato sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve, të paktën vitin 2021 dhe vitin 2022. Megjithatë kjo nuk është garancion dhe ne nuk do të thotë që jemi të kënaqur që ka më pak sulme ndaj gazetarëve, sepse kur i shohim edhe këto që po ndodhin në rrjetet sociale, mund të themi se një numër i sulmeve dhe kërcënimeve janë bartur, pasi për dallim më herët tash njerëzit janë më aktiv në rrjetet sociale, atëherë vijmë në përfundimin se situata gjeneralisht varion dhe gjithmonë kur ka ndonjë ndonjë zhvillim më të fuqishëm politik në Maqedoni, siç janë zgjedhjet ose ndonjë votim në Kuvend të cilat janë të ndonjë rëndësie më kruciale për deputet, atëherë ndodhin më shumë sulme ndaj gazetarëve. Megjithatë kjo flet se nuk ka ndonjë garancion që ky trend i cili tregon rënie të vogël të sulmeve që në të ardhmen nuk do të rritet. Arsye tjera janë mosndëshkimi ose mos-sjellja e ligjeve në Kuvend”, tha Çadikovski.

    Bellovski: 2/3 e të punësuarve në mediume janë me paga nën mesatare

    Pavle Bellovski nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve, tha se 2/3-ta e të punësuarve në mediume në vendin tonë janë nën pagën mesatare.

    “Më shumë se 2/3 e të punësuarve në mediume në vendin tonë janë nën pagën mesatare. Paga mesate tash është diku 29 mijë e 700 denarë. Ndërsa, 1/3 tjetër shumë më pak se ajo pagë. Ne po flasim për profesionistë të dëshmuar, gazetarë me përvojë dhe redaktorë të cilët kanë dhënë shumë më së paku 10 vite në këtë profesion”, tha më tej Bellovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nikolloski: Maqedonia nuk duhet të bëjë asnjë lëshim ndaj Sofjes

    Lajmi i rradhës

    Për 2.2 vjet shkurtohet jetëgjatësia e qytetarëve të Maqedonisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë