Nikolloski: Maqedonia nuk duhet të bëjë asnjë lëshim ndaj Sofjes

    Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Aleksandar Nikolloski, në emisionin “360 gradë” në Alsat, duke folur për problemin me Bullgarinë, tha se Maqedonia nuk duhet të bëjë asnjë lëshim ndaj Sofjes derisa të ketë garanci me shkrim se kërkesat nuk do të vazhdojnë pafundësisht, përcjell Nistori.

    “Në Bullgari po ndryshojnë qeveritë, por strategjia mbetet. Nëse dikush pak devijon, e rikthejnë në binarë, madje edhe publikisht, i thanë Petkovit – nëse ndryshon politikën ndaj Maqedonisë, nuk do të jesh kryeministër… Një nga mënyrat për zgjidhjen e problemit është me garanci të forta, jo vetëm me shkrim, por edhe me vendim të Asamblesë Kombëtare Bullgare se nuk do të ketë më kërkesa për Maqedoninë. Derisa nuk marrim garanci nga Bullgaria, nuk duhet të bëjmë asnjë hap”, tha Nikoloski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Përçarja e shqiptarëve thellon problemet në Luginë

    Lajmi i rradhës

    Çadikovski: Gazetarët sulmohen zakonisht kur janë zgjedhjet apo kur ka ndonjë zhvillim të fuqishëm politik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë