Çair, tre persona kanë tentuar të vjedhin materialin zgjedhor

    Fletëvotim / Fotografia: Nistori

    Sot në stacionin policor në Bit Pazar është raportuar se tre persona kanë tentuar të hapin derën hyrëse dhe portën e objektit të Komunës së Çairit, ku ruhet materiali zgjedhor, por pasi janë vërejtur nga punonjësi i policisë, i cili po ruante materialin zgjedhor, personat janë larguar nga vendi, njofton MPB.

    “Nuk është shkaktuar asnjë dëmtim në portë dhe as në materialin zgjedhor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

    Nga ky institucion gjithashtu më herët theksuan se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe kuvandare./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MPB: janë marrë të gjitha masat për mbajtjen e zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Shënon rritje inflacioni në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë