Cana: Varësisht nga evoluimi i virusit ashtu do të jetë edhe fundi i pandemisë

    Ditëve të fundit në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë ka rritje të dukshme të numrit të të infektuarve me Covid-19. Numrat do të rriten edhe më shumë, ndërsa piku do të arrijë nga fundi i muajit janar ose fillimi i shkurtit, thotë infektologu Fadil Cana, i cili vlerëson se kjo vjen si pasojë e festave të fundvitit nga mosrespektimi i masave për mbrojtje nga COVID-19.

     “Jemi dëshmitarë që në ditët e kaluara kemi shifra të larta të të prekurve me Covid-19. Duke pasur parasysh festat e fundvitit dhe festat që janë në vijim numri i të prekurve pritet që kulmin ta arrijë në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm”, tha Fadil Cana, infektolog.

    Po a do të merr fund pandemia me Covid-19 gjatë vitit 2022? Shumë ekspertë të fushës janë optimistë se gjatë këtij viti pandemia do të merr përmasa më të vogla ose do të merr fund, megjithatë Cana vlerëson se kjo varet nga vet evoluimi i virusit.

     “Varësisht nga evoluimi i virusit ashtu do të jetë edhe fundi i pandemisë. Nuk do të thotë se varianti i fundit Omikron është edhe variant i cili nuk do të pason ndonjë variant të ri është e pritshme që pos omikronit të kemi edhe ndonjë variant të ri. Në variantet e ardhshme në rast se ato do të ishin variante të cilët do të mund t’i prekin edhe personat të cilët e kanë kaluar Covid-19, atëherë nuk mund të jemi optimist se shpejt do të mundet të shohim fundin e kësaj pandemie”, pohoi Fadil Cana, infektolog.

    Përkundër rritjeve të rasteve me Covid-19, në vend janë konfirmuar edhe mbi 30 raste me variantin omikron dhe me fluron që është kombinim i gripit dhe virusit korona. Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë raste aktive në vend shënohen mbi 8000 raste. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Alo policia, hajde na ndihmo të shkarkojmë 20 ton banane!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë