Kush është laboratoria që lëshon certifikata për klientët grekë në kazinotë e Dojranit!

    Eli Medica Plus është laboratoria që lidhet me falsifikimin e certifikatave të Covid-it për shtetasit grekë që përdorin shërbimet e kazinove në Dojran, pas një lajmi të rrjedhur nga media greke, njofton Telma, përcjell Nistori.

    Policia e Gjevgjelisë dhe Departamenti i Policisë Kriminale dje kanë kryer konotrollë ndaj tre personave juridikë për shkak të pretendimeve nga media greke se në kazinotë e Dojranit po kryhet vepër penale – falsifikimi të certifikatave të Covid. Është konfiskuar dokumentacioni zyrtar mjekësor për analizat e kryera për praninë e Covid-19, të bëra te personat kryesisht nga jashtë. Dokumentacioni do t’i kalojë Prokurorisë Themelore Publike Gjevgjeli për veprime të mëtutjeshme.

    Mjeku specialist Gjorgji Janev një person juridik figuronte si pronar, ndërsa në një tjetër si person i autorizuar në lidhje me Eli Medica Plus, memorandumi i të cilit qëndron në analiza.

    Në vitin 2020, në qershor, laboratori u kap duke kryer testime pa licencë dhe më pas u bë me licencë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Cana: Varësisht nga evoluimi i virusit ashtu do të jetë edhe fundi i pandemisë

    Lajmi i rradhës

    Prodhuesit e kriptovalutave: Qeveria po na detyron t’i shesim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë