Carovska: Kemi qëllim të ofrojmë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor për çdo fëmijë

    Ministria e Arsimit është e përkushtuar për arsimim më të mirë dhe më të kapshëm për çdo fëmijë, thotë ministrja Mila Carovska në një prononcim kushtuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Carovska thotë se pandemia ka imponuar shumë sfida, por sipas saj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke ndërmarrë hapa konkrete që do të parandalojë ngecjen apo kthimin pas në sistemin arsimor, por edhe mbrojë shëndetin mendor të nxënësve. Carovska thotë se dëgjon zërin e fëmijëve dhe se po përpiqet të ndërtojë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor.

    “Sot, kur festojmë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, dua të përmend se ne kemi një qëllim të vetëm, të ofrojmë arsim që do t’u mundësojë fëmijëve tanë, nxënësve të rriten si qytetarë që kanë mësuar të përdorin njohuritë për zhvillim personal dhe social. Në këtë drejtim janë edhe reformat që nënkuptojnë përmirësimin e kushteve për mësimdhënie në shkolla, por edhe planprogramet e reja, të bazuara në zhvillimin e mendimit kritik dhe vlerave, siç janë respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca, multikulturalizmi dhe barazia”, tha Mila Carovska, Ministre e Arsimit.

    Lajmi Paraprak

    Ishulli që është i ndaluar për njerëzit

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE: Vërtetë na vjen keq nëse Alternativa bëhet pjesë e qeverisë LSDM-BDI

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë