VMRO-DPMNE: Vërtetë na vjen keq nëse Alternativa bëhet pjesë e qeverisë LSDM-BDI

    VMRO-DPMNE-ja ndjen keqardhje për Alternativën nëse ajo vendos ta lëshojë opozitën dhe të bëhet pjesë e pushtetit.“Nëse Alternativa mendon se duhet të jetë pjesë e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së dhe gjithë asaj që ata mbajnë si bagazh pas vetes, krim, korrupsion dhe varfëri atëherë vërtetë na vjen keq.

    Alternativa ka dy opsione, njëri është ta dëgjojnë zërin e qytetarëve të cilët në këto zgjedhje lokale zëshëm ju kundërvunë politikave të LSDM-së dhe BDI-së ose të shkojë pas garës për pozita dhe të ngrohet në ledhatimin kriminel të Zaevit”, tha Marija Mitev nga VMRO-DPMNE. Për këtë u pyet edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski një ditë më parë. Ai tha se është në komunikim të përditshëm më Gashin dhe se vendimin e marrin organet e partisë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Carovska: Kemi qëllim të ofrojmë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor për çdo fëmijë

    Lajmi i rradhës

    Pajtueshmëri për tekstet shqipe në Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë