Nuk ka diskutime në lidhje me modelin e mësimdhënies. Komisioni për Sëmundjet Infektive është ai që vendos për modelin e mësimdhënies, deklaroi sot në Probishtip ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, njofton AIM, përcjell Nistori.
Poashtu Carovska sot do të ketë takime me drejtorët e të gjitha shkollave të mesme, ku në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid-19 dhe gatishmëria e shkollave për ta mundësuar një gjë të tillë.
“Në vazhdimësi kam takime me të gjithë drejtorët. Sot jemi dakorduar që të kemi diskutim në lidhje me fillimin e vitit shkollor dhe nuk ka diskutim lidhur me ndryshimin e modelit për shkak se Shtabi i Krizës në tetovë dërgoi kërkesë që për dy javë të ketë mësim online”, tha Carovska.
Ajo shtoi se KSI ka vendosur që të nisin me mësim online vetëm për shkak të mbingarkesës së spitaleve por jo edhe për parametra tjera.