Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë në “Facebook” u bëri thirrje kandidatëve për kryetarë komune që paratë e fushatës t’i dërgojnë për teste të shpejta për Covid-19 në shkolla.
“Paratë për billbordë, reklama në televizione, stilolapsa, shkrepëse, dërgoni për teste të shpejta”, shkruan Beqarovski.
Ndryshe, në Maqedonia ka rritje të numri të rasteve të reja dhe hospitalizimeve, ndërsa nga nesër pritet edhe prezenca fizike në shkolla.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata do të fillojë më 27 shtator.