Çarshia e vjetër e Shkupit, atraksion turistik

    Ndër të paret që takuam ishin vizitorë nga Franca, të cilët pasi kishin vizituar kodrën e diellit në Tetovë kishin ndaluar edhe në çarshi të Shkupit për të shijuar kafenë dhe pamjet e çarshisë së Shkupit.

    “Unë zgjodha të jem këtu sepse isha për skijim në Kodër të diellit. Ishte një aventurë e mirë dhe pamë kultura tjera dhe male tjera. Kishim një shok që ka qenë këtu vitin e kaluar dhe na informoi, ne gjithmonë kemi kërkuar që të bëjmë aventura të ndryshme larg shtëpisë. A do të këshilloni shokë tjerë që të vizitojnë shtetin tonë? Patjetër që po, unë kalova kohë të mirë”, tha një vizitorë i huaj.

    “Erdhëm për skijim, isha vitin e kaluar këtu dhe isha i informuar nga një shok, jam udhëheqës skijimi në Francë dhe sollëm disa klient këtu të skijojnë dhe të ndajnë përvoja të ndryshme”, shtoi një vizitor i huaj.

    Edhe pse janë më të rrallë vizitoret e huaj gjatë kësaj periudhe përsëri nuk mungojnë, e sidomos gjatë fundjavës dhe kohës me diell, çarshia është e stërmbushur me vizitorë.

    “Pas vitit të ri tek dyqani im kanë ardhur më shumë vizitorë gjerman dhe italian dhe nga Ballkani. Më shpesh janë gjatë fundjavës”, tha Jasin Ameti, pronar biznesi.

    “90 % janë nga Turqia por ka edhe malajzian, kroat dhe bullgar ka gjatë verës më shumë, polak, çek dhe slloven”, shtoi ai.

    Dyqanet e çarshisë janë kryesisht të varur nga vizitoret e huaj e sidomos dyqanet e vogla të cilët shesin suvenirë për turistet të cilët gjatë dimrit mëzi i mbulojnë shpenzimet e tyre. Të dhënat e fundit të Entit për statistike lidhur me turistët datojnë të periudhës janar-nëntor të vitit të kaluar. Në krahasim me periudhën e njëjtë të një vitit më parë, numri i turistëve është rritur me 20.9%./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vizita te psikologu i shkollës, ende tabu

    Lajmi i rradhës

    Pajisjet moderne në klinika i mbulon pluhuri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë